Shëndetësi
Të lahemi në mëngjes apo mbrëmje?
Është një enigmë që ka “torturuar” filozofët për shekuj me radhë, të paktën që kur u shpikë dushi
Se a është më mirë të lahemi në mëngjes apo në mbrëmje? Universiteti i Harwardit më në fund ka zgjidhur dilemën.
Sipas Shelley Carson, pedagoge psikologjie në Harward, duhet të laheni në mëngjes kur jeni të stresuar nga puna, ose kur jenin nën presion për të qenë kreativë.
Studimi sugjeron që dushi para gjumit mund të ndihmojë njerëzit të cilët vuajnë nga pagjumësia, pasi ulë nivelin e kortisolit të lidhur me stresin.
Dushi mund të rregullojë temperaturën e trupit dhe një gjë e tillë bënë që të na zë gjumi më shpejt. Ndërkohë dermatologët gjithashtu thonë se dushi në darkë ndihmon për të patur një lëkurë më të pastër pasi papastërtit dhe vaji nga ndotësit akumulohen gjatë ditës.
Por, edhe ndryshimi i rutinës tuaj të larjes mund të jetë një gjë e mirë pasi ndihmon për të fjetur më mirë. Gjithashtu mund të shijoni njëkohësisht përfitimet e dushit në mëngjes dhe atij në mbrëmje.