Shëndetësi
A e dini çfarë i ndodh trupit nëse hani banane me pika të zeza?
Thuajse të gjithë nga ne i duam bananet.
Bananet janë fruta tropikal që janë të mbushur me përbërës të shëndetshëm e që na sjellin shumë të mira shëndetësore.
Bananet gjithashtu përmbajnë edhe sasi të madhe të fibrave.
Mirëpo, a e dini se çfarë ndodhë kur hani 2 banane në ditë me pika të zeza në lëvoren e saj për një muaj rresht?
Shtypja e gjakut
Bananet kanë sasi të madhe të potasiumit, dhe sasi të vogël të sodiumit, gjë e cila ndihmon që shtypja jonë e gjakut të zvogëlohet dhe kësisoj jemi të ruajtur nga sulmet në zemër.
Energjia
Bananet janë ushqim i mrekullueshëm, sidomos para ushtrimeve fizike.
Ato mbajnë sasi të mëdha të vitaminave, mineraleve dhe karbohidrateve gylcemice, të cilat i japin trupit tonë energjinë që i duhet.
Depresion
Bananet gjithashtu mund të ndihmojnë edhe në luftimin e depresionit pasi që kanë sasi të madhe të amino acidit.
Amino acidi ndihmon që t’i ngrit nivelet e hormoneve të disponimit.
Nervat
Kur ndiheni të stresuar apo të irrituar ju duhet të hani 1 apo 2 banane pasi që ato kanë sasi të madhe të Vitamin B6, e cila i ndihmon nervat të qetësohen.