Shëndetësi
Si të eleminoni dëmet që i shkaktoni fytyrës tuaj
Lëkura e fytyrës janë imazhi i parë që të bie në sy sidomos tek një femër dhe për këtë arsye ato janë më të shqetësuarat për pamjen e tyre.
Ndonjëherë lëkura e fytyrës mund të dëmtohet dhe nga shkujdesja e vetë personit, ku një nga këto ka të bëjë me mënyrën e të ushqyerit, por jo vetëm.
Lëkurë të thatë, me puçra, me rrudha, janë të gjitha këto tiparet e një dëmi konstant që ju i bëni fytyrës suaj. Për të shmangur ose për të eleminuar dëme të tilla një femër duhet të ketë parasysh disa pika të rëndësishme në të përditshmen e saj. Prandaj ndjekja e disa hapave që eleminojnë pasojat dëmtuese të fytyrës suaj janë:
Gjëja e parë që një femër duhet të bëjë për t’u kujdesur dhe për të mos dëmtuar lëkurën e fytyrës së saj është ushqimi që ajo konsumon, i cili nuk duhet të përmbajë shumë yndyrna, nuk duhet të jetë një produkt vetëm industrial, por ju duhet të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime, të cilat do ta mbajnë të shëndetshme dhe të lëmuar lëkurën e fytyrës suaj, citon ElbasaniPlus.
Nuk janë vetëm këto, por edhe mungesa e ujit është një ndër faktorët dëmtues të lëkurës suaj, prandaj gjatë ditës duhet të konsumoni sa më shumë ujë.
Mungesa e gjumit do të ndikojë për keq në lëkurën e fytyrës suaj, duke krijuar rrudha të mëdha sidomos përreth syve, prandaj e mira është që orët e gjumit të jenë të plota.
Një faktor tjetër që dëmton lëkurën tuaj është dhe celulari juaj. E habitshme, por e vërtetë sepse ekrani i celularit tuaj mban shumë mikrobe të padukshme dhe nëse nuk pastrohet në mënyrën e duhur atëherë ai do të dëmtojë lëkurën e fytyrës suaj. Prandaj kujdesi në pastrimin e tij duhet të jetë shumë i madh, citon ElbasaniPlus.
Makjazhi i tepruar dhe përdorimi rregullisht i furçave por pa i pastruar ato është një ndër dëmtuesit më të mëdhenj të lëkurës së fytyrës suaj. Pas çdo përdorimi furçat tuaja duhet të pastrohen, sepse ndryshe ato do të shkaktojnë puçra dhe acarim të lëkurës së fytyrës suaj.
Femrat mendojnë se pastrimi i fytyrës në mënyrë rrënjësore me scrub do t’jua bënte lëkurën më të lëmuar, por nuk është kështu, sepse teprimi i përdorimit të tij do të thante dhe do të rrudhoste shumë lëkurën tuaj. Prandaj tregoni kujdes dhe ndaj këtij trajtimi.
Një këshillë e fundit dhe shumë e rëndësishme është pastrimi i fytyrës me ujë të vakët dhe jo me ujë të nxehtë, sepse do të dëmtoni poret e lëkurës. Të gjitha këto këshilla janë të vlefshme dhe duhen ndjekur për të pasur një lëkurë të shëndritshme dhe të lëmuar, citon Elbasani Plus.