Shëndetësi
Fuqia magjike e sodës së bukës: I zbardhë dhëmbët në afat rekord
Soda e bukës është përbërës ‘magjik’ sepse është ndër më të përdorurit nga njerëzit për shkak të efekteve shëndetësore që i sjell. Lirisht mund të thuhet se soda e bukës i zëvendëson shumë produkte të ashpra dhe toksike, si dhe njëkohësisht ju sjell rezultate të shkëlqyeshme.
Soda e bukës, përveç zbardhjes së dhëmbëve, mund të përdoret edhe për flokë më të ndritshme, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, për ta përdorur sodën e bukës si zbardhues të dhëmbëve, fillimisht duhet ta keni parasysh se këtë efekt e sjell duke i larguar shenjat e verdha nga dhëmbët. Është e rekomandueshme të mos e teproni me përdorimin e sodës së bukës, pasi që mund të ketë efekte të këqija.
Përgatitja:
Përzieni sodën e bukës me pastë të dhëmbëve dhe pastroni dhëmbët si rregullisht për dy minuta. Këtë veprim e përsëritni një herë në ditë.