Connect with us

Dieta me jogurt: Pastroni trupin dhe humbni peshë

Shëndetësi

Dieta me jogurt: Pastroni trupin dhe humbni peshë

Me këtë menu, ju mundeni që për një javë të humbni deri në shtatë kilogramë. Ushqimi i bazuar në këtë pije shumë shpejt shkrin yndyrën, ndërsa kultura probiotike e jogurtit e përmirëson florën e zorrëve.

Një mënyrë e shkëlqyeshme për të pastruar trupin tuaj nga toksinat e dëmshme dhe në këtë mënyrë të humbni kilogramët e tepërt është përdorimi i jogurtit në dietën tuaj të përditshme.

Gjatë shtatë ditëve të kësaj diete ju mund të humbni deri në shtatë kilogramë. Plani i dietës është mjaft rigoroz, prandaj ekspertët këshillojnë që pas shtatë ditësh, për një kohë duhet kthyer ushqimit normal. Pauza duhet të zgjasë të paktën një muaj, dhe pastaj përsëri mund të aplikoni këtë dietë. Në mënyrë që kilogramët e humbur pas shtatë ditësh të mos kthehen, duhet që një ditë gjatë muajit të detoksifikoheni dhe të pini vetëm jogurt.

Menuja përfshin jogurtin të kombinuar me sa më shumë fruta dhe perime dhe të bëni ushqim të shëndetshëm dhe të shijshëm. Gjithashtu mund të hani peshk, pulë ose gjeldeti në sasi të vogla. Për sa kohë që jeni në dietë është e lejuar që jogurtin t’a zëvëndësoni me kos.

Nëse përjetoni fryerje në stomak ose shfaqje të problemeve të tjera në stomak dhe tretje, menjëherë ndaleni dietën dhe të kthejuni ushqimit normal.

Shembull i menusë

DITA 1

Mëngjesi: Një gotë jogurt me fruta apo të thjeshtë me përmbajtje të ulët të yndyrës, me drithëra sipas zgjedhjes suaj.

Dreka: perime të përgatitura me vaj ulliri, oriz me pak kripë dhe piper, për ëmbëlsirë – jogurt frutash

Darka: sallatë prej një karrote, 50 g proshutë, një mollë dhe jogurt

DITA 2

Mëngjesi: sallatë me jogurt dhe kastravec

Dreka: Mish çure të skuqur në vaj ulliri, kërpudha, domate, speca dhe një gotë jogurt

Darka: Dy gota jogurt të përziera me pemë të malit

DITA 3

Mëngjesi: Një gotë jogurt me pak djathë, një mollë

Dreka: 150 g peshk dhe sallatë me jogurt, kastravec dhe mustardë

Darka: 100 g makarona të përzierje me një spec, vezë të zier dhe një gotë jogurt.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top