Connect with us

E dhimbshme: Këto janë fjalët e vajzës që kërkon ndihmë nga bota për të ndihmuar Aleppon (Video/Foto)

Lajme

E dhimbshme: Këto janë fjalët e vajzës që kërkon ndihmë nga bota për të ndihmuar Aleppon (Video/Foto)

Ushtria siriane është afër për të përfunduar fitore në Aleppo, mirëpo tani popullata në Aleppo po kërkojnë ndihmë përmes rrjeteve sociale.

“Për të gjithë ju që më dëgjoni mua, Aleppo është duke u përballur me gjenocidin. Kjo ndoshta mund të jetë video ime e fundit”, tha një aktiviste siriane në një video që e publikoj në Twitter, Lina el Shami flet për tragjedinë që po ndodh në mjedisin e saj.

alep-3-620x350-600x339

 

Ajo thotë se civilët po vriten, ekzekutohen e bombardohen, ajo i drejtohet botës për ndihmë.

Ndër tjera, ajo thotë se Aleppo nuk është aspak zonë e sigurt për jetë, transmeton lajmi.net.

“Shpëto Aleppon, për të shpëtuar njerëzimin”, tha Shami.

Ajo argumenton se regjimi i presidentit sirian Assad nuk heziton të përdorë armë kimike kundër civilëve. Sipas saj, mungojnë rezervat e ushqimit, karburantit dhe ilaçe, dhe situata është duke u përkeqësuar tej mase. Ajo vuri në dukje se nën rrethim populli sirian po jeton në kushte shumë të vështira.

“Shpërthime bombash, sulme që nuk ndalën kurrë, bomba nga orët e hershme të mëngjesit, mbi ne bien si shi”, theksoi ajo.

alep-1-768x512

Shami i drejtohet botës të përdorin mesazhe me qëllim që të tregojnë tragjedinë që po ndodh në Aleppo. Kur shkruani një mesazh përdor hashtag “Save Alepo” (#SaveAleppo) dhe “për të shpëtuar njerëzimin (#Savehumanity).

Ajo i bëri thirrje njerëzve në mbarë botën për të treguar cfarë po ndodh në Aleppo dhe të ndalin  gjenocidin.

Sipas raporteve nga ana e Kombeve të Bashkuara, në sulmet e Aleppos nga 15 nëntor, u vra 1,071 civilë.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top