Lajme
Kërcënon Irani: Izraeli s’do të ekzistojë pas 25 vitesh
Ayatollah Ali Khamenei, lideri i Iranit ka bërë thirrjen kërcënuese se Izraeli pas 25 vitesh nuk do të jetë më. Menjëherë pas deklaratës së tij ka reaguar, Kryeministri i Izraelit i cili ka thënë se Izraeli nuk është lepur, por tigër dhe se kush e harron këtë dhe kërcënon, fillimisht kërcënon veten.
Siç transmeton Jerusalem Post, këto komente u bënë pasi, lideri i Iranit u bëri thirrje myslimanëve që të luftojnë fort për të marrë kontrollin e Jerusalem, për të cilin edhe Palestina edhe Izraeli thonë që është kryeqyteti i tyre.
“Siç kam thënë edhe më parë, nëse myslimanët dhe palestinezët bashkohen, regjimi sionist nuk do të ekzistojë në 25 vitet e ardhshme” ka thënë Ali Khamenei.