Lajme
5 gjëra që mund të bëni për të ndihmuar Aleppo-n
Për të ndihmuar në dhënien fund të kësaj gjakderdhje shkaktuar nga kriza e madhe në Siri, ju mund të bëni këto 5 gjëra:
- T’iu bashkoheni demonstratave në vendin ku jetoni
Në Londër protestuesit janë takuar në Downing Street jashtë ambasadës siriane të martën e 13 dhjetorit si dhe vente të tjera janë planifikuar të bëhen në Liverpool dhe Manchester .
Përdorni hashtagun #StandWithAleppo për të gjetur demonstratën në vendin tuaj. Dhe nëse nuk ka një të tillë, do të ishte mirë ta organizonit.
- Telefononi dhe dërgojuni e-mail qeveritarëve të vendit tuaj
Le ta dijë edhe qeveria juaj se ju e dënoni dhunën. Bëni një peticion për ndihmë i cili nis për gjendjen shumë të vështirë në të cilën ndodhet Aleppo si dhe për qytete të tjera të Sirisë ku mbizotëron uria. I pyet ata nëse mund të marrin masa të tilla si sanksione apo pasoja diplomatike për qeveritë siriane dhe ruse.
Kujtojmë që BE-ja ka marrë në diskutim sanksione kundër Rusisë dhe veprimeve të saj mbi Aleppo.
- Dhuroni përpjekjet tuaj për ndihmë
Qeveria Siriane ka bllokuar adresat e ndihmës së OKB-së për të hyrë në Aleppo që kur u vendosën barrikadat e rrethimit në korrik. Një listë e OJQ-ve të besueshme vendore dhe ndërkombëtare që punojnë në terren në Siri, mund të gjenden këtu.
- Nëse jeni një grup njerëzish aktiv, dhuroni kohën tuaj në mënyrë vullnetare
Mjekët profesionistë kanë ndihmuar dhe shpëtuar jetë të panumërta duke ndihmuar edhe mjekët dhe infermierët e Aleppo-s të cilëve iu kanë dhënë këshilla me skype.
Lidhuni me bazën e Sams në SHBA , një organizatë mjekësore bamirëse e cila vepron nëpër të gjithë Sirinë, që të shihni se si mund të bëheni pjesë e saj.
Nëse flisni arabisht dhe mund të ofroni shërbimin e përkthimit në organizatat humanitare, kontaktoni degën tuaj lokale.
- Mbështesni ardhjet e refugjatëve
Zhvendosja e refugjatëve në Britaninë e Madhe është bërë mbi baza vullnetare. Tregojini shoqatës suaj të qeverisjes vendore nëse jeni të gatshëm të kujdeseni për një fëmijë të pashoqëruar refugjatësh dhe se familjet e tyre janë të mirëpritura në zonën tuaj.