Shëndetësi
Si ta ruash deri në 3 muaj freskinë e limonit
Kjo mënyrë për të ruajtur freskinë e limonëve është mjaft e thjeshtë. Mund të të duket si ҫmenduri, por nuk është aspak e tillë për të gjithë ata që e kanë provuar.
Sipas Food.com, në qoftë se do t’i vendosësh limonët në një enë me ujë, ata do ta ruajnë freskinë deri në tre muaj.
Nëse akoma nuk e beson se mund të funksionojë, mjafton ta provosh për të paktën disa ditë dhe të shohësh rezultatin.
Dhe nëse do që t’i ruash limonët edhe për më gjatë, atëherë zgjidhja tjetër është zona e ngrirjes në frigorifer. Vendosi në ngrirje kokrrat e limonit dhe merri prej andej sa herë të duash.