Shëndetësi
A çon me të vërtetë në helmim përzierja e peshkut me produkte të qumështit?
Thuhet se përzierja e peshkut me produkte të qumështit çon në helmim, por sa është e vërtetë kjo?
Nëse flasim në mënyrë shkencore, nuk ka asnjë arsye pse duhet të evitoni ngrënien e peshkut dhe produkteve të qumështit së bashku.
Madje, mund të gjeni shumë receta online që përfshijnë edhe peshkun edhe produktet e qumështit, si peshku i pjekur me sos, shkruan Gazeta Express.
Vetëm sigurohuni që këto ushqime trajtohen siç duhet dhe sigurohuni para konsumimit, si p.sh a është peshku i freskët dhe i gatuar mirë dhe a ka afat qumështi ose produktet e tjera të qumështit.
Vetëm njerëzit që janë alergjik ndaj peshkut ose që janë intolerant ndaj laktozës nuk duhet t’i hanë këto ushqime.