Shëndetësi
Cilët prindër e kanë rrezik të kenë fëmijë me të meta
Studimi më i madh i kryer ndonjëherë mbi autizmin ka nxjerrë disa rezultate që mund të ndihmojnë në parandalimin e tij.
Ky studim i kryer në disa vende të botës përfshiu 5,7 milionë fëmijë të prekur.
Studimi tregoi se disa çifte të caktuara kishin probalitet më të madh të bënin fëmijë që lindnin autikë krahasuar me çiftet e tjerë.
Një prej faktorëve më të rëndësishëm ishte edhe mosha kur bëheshin prindër.
Fëmijët që kishin baba mbi 50 vjeç kishin 66 përqind më shumë mundësi të prekeshin nga autizmi.
Ajo rritej me 28 përqind te mosha mbi 40 vjeç dhe për ta shkuar në 66 përqind te mosha mbi 50 vjeç.
Nënat adoleshente ishin të predispozuara në masën 18 përqind të lindnin fëmijë autikë ndërsa nënat mbi 40 vjeç kishin 15 përqind mundësi.
Kjo është paksa kontradiktore por mjekët ende nuk kanë dhënë një shpjegim përse ndodh.