Shëndetësi
Supa e “të varfrit” që ju shëron nga një sërë sëmundjesh
Thuajse të gjithë e kanë provuar të paktën një herë në fëmijërinë e tyre supën nga kockat e këmbëve të viçit ose nga eshtrat e pulës.
Përveç se është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur, ajo ju mbron nga një numër i madh sëmundjesh, shkruan shendeti.com
Valoni kockat e këmbëve të viçit në një tenxhere me ujë, pasi të kenë valuar shumë shtoni pak selino, qepë dhe karrota të prera imët. E në fund shtoni pak makarona të vogla ose oriz, erëza dhe supa është gati.
Kjo supë është e pasur me minerale të tilla si kalcium, magnez, fosfor dhe kalium.
Është e rekomanduar për të rritur e fëmijë dhe sidomos për njerëzit që vuajnë nga sindroma e zorrës së nevrikosur.
Sipas disa dietologëve më në zë që merren me kujdesin e ushqimit të VIP-ave Hollivudian, thuhet se ata e konsumojnë së paku 3 herë në javë këtë lloj supe, për të qënë më në formë për performancat e tyre dhe për të zvogëluar rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve inflamatore.