Shëndetësi
Me këtë truk për pesë sekonda do të mësoni sa ju janë dëmtuar flokët
Nuk dini të vlerësoni në ç’gjendje janë flokët tuaj? Edhe për këtë ekziston truku shtëpiak. Ne e kemi provuar, ndërkaq këto janë rezultatet tona!
Kur i shikoni flokët dhe ju duken në rregull, ndërkaq kur i prekni janë të thata dhe të brishta, shumica e femrave kanë dilemë se a duhet patjetër të përdorin gërshërët.
Në raste të tilla, disa dama provojnë trukun e vjetër për të cilin nevojitet vetëm një gotë ujë, transmeton Telegrafi.
E gjitha që duhet të bëni është që xhufkën e flokëve e njomni në gotë. Nëse qimet pluskojnë, nuk keni arsye të brengoseni, as të keni nevojë të shkoni te floktari.
Nga ana tjetër, nëse flokët zhyten, do të thotë që janë të dobëta dhe të brishta dhe që i vetmi shpëtim janë gërshërët.
Përse bëhet ky veprim? Natyrisht, për shkak që uji shumë më lehtë depërton në flokë të hollë dhe të dobët, andaj ato shumë më lehtë e humbin formën dhe ngjyrën nën ndikimin e lagështisë.
Flokët e shëndetshëm do të duhej të pluskonin edhe pas këtij testi pak a shumë ruajnë formën e vet të mëparshme.
Gjithsesi, ne e kemi provuar këtë truk dhe kemi konkluduar që, nëse është për t’i besuar, të gjithëve u pason një shkurtim i mirë i flokëve. Çfarë janë rezultatet tuaja?