Shëndetësi
Trajtimi ‘mrekulli’ që shpëtoi foshnjen nga kanceri (Foto)
Dy foshnje, 16-muajsh dhe 11-muajsh, të cilët ishin diagnostikuar me leucemi të fazës së fundit, janë kuruar nëpërmjet një teknike revolucionare.
Layla Richards, 16-muajshe, dhe një bebe tjetër 11-muajsh, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, janë injektuar me qeliza imunitare të projektuar gjenetikisht, tek një spital në Londër.
Shkencëtarët kishin projektuar qelizat imunitare për të sulmuar qelizat kancerogjene, duke qenë se metodat tradicionale për trajtimin e foshnjave nuk kishin funksionuar.
Një vit më vonë, mjekët e kanë përshkruar reagimin e fëmijëve ndaj këtij trajtimi si ‘pothuajse një mrekulli’. Ai mund të konsiderohet edhe si trajtimi i parë i kancerit në botë që rezulton me sukses.
Trajtimet që përdorin qelizat e projektuara T, të njohura zakonisht si CAR-T, nuk janë bërë akoma komerciale, megjithatë ato kanë dhënë rezultate pozitive kundër kancerit të gjakut. / Shëndeti.al/