Shëndetësi
Kjo është pija ‘magjike’ që zgjat jetën. Nuk do ta ndani nga dora, nëse mësoni vetitë e saj
Ajo pjesë e lëngut që mbetet nga procesi i zënies së djathit ka veti të shumta dhe vlera ushqyese. Ndaj mos e hidhni, por mund ta përdorni për të rregulluar sistemin e tretjes, përshpejton pastrimin e organizmit dhe largon helmet e grumbulluara, pasi nxit edhe punën e veshkave, mëlçisë dhe lukthit.
Është fjala për hirrën, lëngun që gjyshet tona asnjëherë nuk e hidhnin, por sot na duket pa vlerë. Madje edhe në tregje vështirë të gjendet.
Ky lëng ka 16 lloje proteinash dhe 8 minerale, 7 vitamina dhe 23 aminoacide, por edhe 11 enzima e shumë elemente të tjerë. Madje, disa besojnë se ky lëng ka vlera edhe më të mëdha ushqyese se të bardhat e vezës.
Rekomandohet që ta edhe tri herë në ditë, madje nëse nuk shikoni ndonjë efekt anësore, mund ta konsumoni edhe një litër në ditë, pas çdo vakti.
Sipas studiuesve dr. Drasek dhe dr. Menkiv, banorët e Kaukazit nuk janë sëmurë asnjëherë nga tuberkulozi, kanceri apo çrregullimet e zorrëve, pasi konsumojnë këtë pije, madje edhe e kanë dokumentuar këtë gjë.
Doktor Pavo Ariola e ka rekomanduar përdorimin e hirrës për një jetë më të gjatë dhe më cilësore. Hirra është shumë e mirë të përdoret që nga lindja deri në fund të jetës, pasi në formën origjinale ka më pak se 1 për qind proteina dhe mbi 93 për qind ujë. Por ndër përbërësit kryesorë të saj renditen kaliumi, natriumi, magnezi, fosfori, hekuri, zinku, bakri, kobalti, mangani, molibdeni, vitaminat, enzima dhe aminoacide.
100 gram hirrë ka vetëm 26 kalori dhe kjo është aryesja që mund ta përdorni për humbje peshe. Ajo rekomandohet të merret çdo ditë edhe nëse merreni intensivisht me sport, jeni nën stres apo vuani nga sëmundje të rënda.
Është e pasur me elektrolite dhe jep më shumë energji krahasuar edhe me pijet energjike.
Nga llojet mund të thuhet se hirra e dhisë është më e mirë, por gjithsesi duhet thënë se nuk bëhet fjalë për hirrën e marrë nga qumështi i kafshë që janë të rritura me hormone.
Mesatarisht prej 10 litra qumësht fitohet një kilogram djathë dhe nëntë litra hirrë. Fillimisht pini hirrë në masë më të vogël, sepse ka veti diuretike.