Shëndetësi
Duhanpirësit i pastrojnë mushkëritë e tyre me këtë pije
Kushdo që është duhanpirës e di se kolla e duhanit dhe bronkiti janë probleme që sigurisht ballafaqohet secili për shkak të shprehive të pashëndetshme.
Duket se është një recetë që mund t’ju ndihmojë në lehtësimin dhe zvogëlimin e simptomave të kollës, derisa nuk vendosni që të hiqni dorë nga cigaret dhe t’i ktheheni mënyrës së shëndetshme të jetës.
Derisa nuk keni sukes në këtë, provoni këtë recetë. Dhe të gjithë ata që e kanë provuar, thonë se me të vërtetë funksionon.
Çfarë është e nevojshme?
– xhenxhefil
– Hudhër dhe qepë – kanë veti të forta anti kancerogjene dhe parandalojnë nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes
– shafrani – është plotë me vitamina, minerale dhe acide yndyrore omega-3
– 400 gram qepë dhe një kokë me thelba të hudhrës
– 1 litër ujë
– 400 gram sheqer
– 2 lugë shafran
– një copë xhenxhefil sa një shuplakë dore
Përgatitja:
Qitni sheqerin në ujë dhe nxejeni me zjarr të lehtë. Shtoni qepën e prerë në copa të mëdha, hudhrën dhe xhenxhefilin. Kur uji të vlojë, shtoni shafranin, zvogëloni temperaturën e ngrohjes dhe përbërja le të zihet edhe pak kohë. Kur përzierja të përgjysmohet, shtrydhni dhe lëngun që del e vendosni në një enë qelqi që mbyllet. Lëreni të ftohtë në temperaturën e dhomës dhe pastaj vendoseni në frigorifer.
Si të konsumohet?
Merrni dy lugë të vogla çdo mëngjes në lukthin bosh dhe dy orë pas darke.