Shëndetësi
Ky gabim i zakonshëm që bëni kur fusni rrobat në lavatriçe ju rrezikon nga shumë infeksione
Temperaturat e ulëta të lavatriçes zhvillojnë baktere edhe te rrobat e zakonshme kur lahen me peshqirët e kuzhinës dhe kjo mund të shkaktojnë infeksione në familje.
Temperaturat e ulëta në programet ekonomike për larjen e rrobave, nuk janë të mjaftueshme për të vrarë bakteret, thekson një studim i Shoqatës britanike për higjienën.
Sipas tij, rreth 0.1 gr ose 10,000 baktere mbeten tek mbathjet e “pastra” pas larjes në temperatura të ulëta.
Njerëzit besojnë se, rrobat pas çdo larje në makinën e larjes së rrobave, duhet të jenë të pastra, por ka një dallim të madh mes pastërtisë sipërfaqësore dhe asaj higjienike, thekson studiuesja Lisa Akerli.
Lisa shton sesi programi ekonomik dhe programet tjera të lavatriçes në temperatura të ulëta janë problematike jo vetëm për shkak të mbetjeve bakteriale, por edhe përtej kontaminimit duke kaluar në gjëra tjera në makinë dhe krijimin e të ashtuquajturës “ përzierje bakteriale”.
Ajo kshillon të lahen rrobat në 60 gradë, për të qenë më të sigurtë.
Këshilla për higjienë më të mirë të lavatriçes:
Të paktën një herë në muaj lani rrobat në 90 gradë.
Pra, edhe rrobat do të jenë të pastra por edhe makina larëse do të pastrohet nga bakteriet.
Mbulesat dhe rrobat duhet të lahen të veçuara nga peshqirët, sidomos kur lahen në temperature të ulëta.
Pas përfundimit të larjes, dera e lavatriçes është mirë që të lihet hapur për një kohë, sepse qarkullimi i ajrit parandalon rritjen e bakterieve brenda saj.