Shëndetësi
Ja çfarë ndodh me trupin e juaj nëse hani luleshtrydhe
Luleshtrydhet janë fruti simbol i pranverës dhe kanë një sërë dobish për shëndetin. Janë të pasura me polifenole, antioksidantë dhe arrijnë të ngadalësojnë procesin e plakjes së qelizave si dhe reduktojnë rrezikun për t’u prekur nga sëmundje kardiovaskulare.
Si të mos mjaftonte, duke i konsumuar çdo ditë, ulet edhe rreziku për t’u prekur nga kanceri, sidomos tek femrat.
Ky fakt është zbuluar nga një studim italian, i Università Politecnica delle Marche në Ancona, i publikuar në revistën shkencore “Scientific Reports”, sipas të cilit, konsumi i luleshtrydheve ndikon në bllokimin e përhapjes së tumorit.
Studimi u krye në një grup minjsh të gjinisë femërore, ku rezultati ishte i qartë, qelizat tumorale bllokonin rritjen e tyre, në rastet kur ndiqej një dietë me luleshtrydhe ose ekstraktin e tyre, shkruan noa.al.
Veçanërisht rëndësi të posaçme kishin në bllokimin e qelizave kancerogjene në tumorin e gjirit.
“Zbuluam për herë të parë se ekstrakti i luleshtrydheve është i pasur me përbërës me fenole, i cili bllokon qelizat tumorale”, tha drejtuesi i studimit Maurizio Battino.
Megjithatë nuk është ende e qartë se si funksionon tek qeniet njerëzore, pasi nevojiten studime të thelluara, por studiuesit thonë se nga konsumi i rregullt i luleshtrydheve ka vetëm të mira. /a.y/noa.al