Connect with us

Nxjerr nga fyti dhe mushkëritë gëlbazën e grumbulluar: Ilaçi natyral i cili të bën lehtë të marrësh frymë!

Shëndetësi

Nxjerr nga fyti dhe mushkëritë gëlbazën e grumbulluar: Ilaçi natyral i cili të bën lehtë të marrësh frymë!

Zgjidhje plotësisht natyrale për alergji dhe kollë nga ftohja.

Koha është e alergjive stinore, ndërkaq për shkak ndryshimit të temperaturave dhe oscilimeve drastike, shumica e njerëzve janë të ftohur.

Meqë simptoma përcjellëse te të dy rastet shfaqet me kollë dhe me sekrecion të dendur, i cili vështirë nxirret jashtë, ndërkaq te shumica krijon edhe shtytje për të vjellë, transmeton Telegrafi.

Vetëm kollitja nuk është e mjaftueshme, por nevojitet të pastrohen mushkëritë dhe fyti nga gëlbaza e shtresuar.

Ne ju rekomandojmë zgjidhjen plotësisht natyrale, e cila shumë shpejt do t’ju sjellë lehtësim.

Përbërësit: 7-8 copë të vogla xhenxhefil, një lugë e vogël piper të zi kokrra, një lugë mjaltë dhe dy filxhan ujë.

Përgatitja: Ngrohni ujin, dhe sapo të fillojë të vlojë, qiteni në të xhenxhefilin. Shtoni piperin, mbulojeni dhe lëreni të vlojë një minutë. Ulni zjarrin dhe lëren të zihet ngadalë edhe pesë minuta.

Do të duhet të fitoni lëng të kthjellët ngjyrë të verdhë. Ftoheni pak, pastaj kullojeni dhe ëmbëlsojeni me një lugë mjaltë.

Derisa është ende i ngrohtë, pini nga pak si çaj dhe shumë shpejt do të ndieni lehtësim të dukshëm.

Për shërim sa më të shpejtë, pini këtë çaj dy deri në tri herë në ditë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top