Connect with us

Ja si bëhen “letrat” për punë në Gjermani dhe Austri për vetëm 200 euro

Lajme

Ja si bëhen “letrat” për punë në Gjermani dhe Austri për vetëm 200 euro

Shumë shqiptarë japin nga 20-30 mijë euro, për t’i bë “letrat” për të punuar në vendet perëndimore përmes martesave fiktive. Mirëpo në Serbi kanë zbuluar një metodë tjetër me çmim shumë më të lirë. “Nusja” fiton deri 2.000 euro, kurse “dhëndri” pasaportë të BE-së dhe mundësi për të punuar në vendet perëndimore, më së shumti në Austri dhe Gjermani.

Kjo dukuri po vërehet në disa qytete në Serbi, ku shumë djem po kurorëzohen me “nuse” nga Hungaria, për të fituar dokumentacione të këtij vendi që është pjesë e BE-së. Kjo dukuri madje është shndërruar në biznes, që paguhet nga 200 deri 2.000 euro, varësisht nga bukuria e “nuses”. Në të shumtën e rasteve, pasi të bëhet kurorëzimi, “dhëndri” dhe “nusja” janë bashkë vetëm deri sa të rregullohen dokumentet dhe pastaj secili në rrugën e vetë. Ka pasur disa raste kur të rinjtë vërtetë janë martuar, por kjo ka ndodhur rrallë.
Rasti është zbuluar nga policia hungareze, pasi është vërejtur rritje enorme e numrit të martesave mes qytetarëve të Serbisë dhe Hungarisë. Gjatë verifikimit të disa rasteve, “dhëndri” madje nuk ka dituar të shqiptojë as emrin e “nuses”. Është ngritur padi ndaj 24 personave, sepse sipas ligjeve hungareze kjo konsiderohet si vepër penale e kontrabandës me njerëz.Tetovasot.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top