Shëndetësi
Pse duhet të konsumoni gjithmonë kos
Kosi është një ndër ushqimet me vlerat më ë larta ushqyese prandaj futja e tij në dietën tuaj ditore, ka një varg përfitimesh shëndetësore.
Ul rrezikun e kancerit të gjirit-Përbërësit tek kosi rrisin përqendrimin e baktereve të dobishme në gji, kështu duke e ulur rrezikun e kancerit të gjirit.
Eliminon erën e keqe të gojës-Kosi eliminon bakteret në gojë të cilat e shkaktojnë erën e keqe të gojës dhe në këtë mënyrë një filxhan me kos në ditë, është një ide e mirë.
Nuk ju lejon të shtoni peshë-Dietologët kanë treguar se kosi nuk e lejon trupin të shtoj peshë, e përveç asaj në disa raste ndihmon edhe në humbjen e saj.
Ndihmon tretjen-Kosi është indikator i formimit të baktereve të dobishme dhe në këtë mënyrë ndikon pozitivisht edhe në sistemin e tretjes.
Çelësi për një zemër të shëndetshme-Disa ekspertë të shëndetësisë kanë thënë se konsumi i kosit ndihmon njerëzit që të kenë presion normal të gjakut dhe nivelet e kolesterolit në sasinë normale.