Shëndetësi
Maskë me mjaltë, sodë buke dhe uthull për heqje të akneve dhe lëkurë rrezatuese
Aknet, rrudhat dhe problemet tjera të lëkurës shpeshherë mund t’ju shërbejnë si burim i pasigurive që i ndjeni.
Ka shumë faktorë të cilët ndikojnë në lëkurën tuaj, duke filluar nga ekspozimi në diell e deri te kimikalet që gjenden në pajisjet tuaja të grimimit.
Por, në vend se t’i drejtoheni ilaçeve të ndryshme për heqjen e këtyre problemeve, më mirë është të provoni këtë maskë natyrale, e cila përfshin vetëm sodë buke, uthull dhe mjaltë, transmeton Telegrafi.
Pra, të gjithë përbërësit janë natyral dhe lëkura patjetër se do të përfitojë nga ky fakt.
Përse funksionon kjo maskë?
Soda e bukës ka veti natyrale antisepktike dhe antipezmatuese, të cilat ndihmojnë në heqjen e akneve. Gjithashtu i balancon edhe nivelet pH të lëkurës për të zvogëluar shfaqjen e akneve tjera.
Përgatitja:
Shtoni një lugë gjelle uthull, dy lugë gjelle mjaltë dhe një lugë gjelle sodë buke në një tas, pastaj shtojani pak ujë derisa të krijohet maska në formë paste.
Përdorimi:
Pastrojeni mirë fytyrën
Përdorni një leckë për ta tharë fytyrën
Vendoseni maskën dhe lëreni për 5-10 minuta.
Pastrojeni me ujë të nxehtë, pastaj me ujë të ftohët
Përdoreni këtë maskë disa herë në javë.