Connect with us

Zbulohet substanca në vajin e palmës që lufton kancerin

Shëndetësi

Zbulohet substanca në vajin e palmës që lufton kancerin

Vaji i palmës nuk përmban vetëm acide të ngopura yndyrore potencialisht të dëmshme për sistemin kardiovaskular, por edhe një lloj substance të aftë për të luftuar kancerin.

Këtë gjë e konfirmon një studim i Universitetit Shtetëror të Milanos, i cili është publikuar në “Scientific Reports”.

Të ashtuquajturit tokotrienole, të cilët burojnë prej vitaminës E, kanë evidentuar një aktivitet antitumoral kundër melanomës.

Studimet e para “in vitro” kanë treguar se molekula e delta-tokotrienolit (d-TT) i shtyn qelizat e melanomës drejt vdekjes së programuar nëpërmjet një mekanizmi brendaqelizor.

Në një test tjetër është vëzhguar sesi përbërja antitumorale ngadalëson në mënyrë të ndjeshme zhvillimin e tumorit. Gjithashtu studiuesit kanë konfirmuar se d-TT nuk ka asnjë efekt toksik në trupin e njeriut.

“Studime të tjera, si “in vitro” ashtu edhe paraklinike, do të kryhen për të vlerësuar nëse d-TT është në gjendje të fuqizojë aksionin e trajtimeve standarde që përdoren deri tani kundër sëmundjes”, – ka shpjeguar studiuesja Patrizia Limonta.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top