Shëndetësi
SHQOPA – BIMA E CILA SHËRON SHUMË SËMUNDJE
SHQOPA – BIMA E CILA SHËRON SHUMË SËMUNDJE
FAMILJA: Ericaceae
Gjinia: Calluna vulgaris L.
Është bimë shkurre drurore e përjetshme, e cila vaësisht prej kushteve të mjedisit jetësor mundet të rritet prej 30 deri në 60 cm, dhe ka degëzim shumë të dendur. Degët e shqopës kanë gjethe të imta të cilat janë mirë të ngjeshura njëra me tjetrën.
Lulëzon prej muajit korrik deri në fund të vjeshtës, lulet kanë pamje të këmborës, janë të imta, munden me qenë me ngjyrë të lulës së pjeshkës, të kuqërremta, vjollce dhe të bardha. Në hapësirën tonë përveç Calluna vulgaris L. takohet edhe Erica carnea L. Për qëllime mjeksore të dyja bimët i kanë vlerat e njejta, të cila për nga pamja e jashtme nuk dallohen shumë njëra prej tjetrëns.
Shqopën e takojmë në pyje halore, livadhe malore në lartësi mbi detare mbi 1600 m, ajo është e shpërndarë si bimë shkurre. Shqopa rritet në vende të thata dhe gjysëm të thata, në hapësirat e pyje me pisha etj.
Shqopa për çaj mblidhet prej fillimit të muajit korrik, atëherë kur bima të fillon të lulëzon. Mblidhen degët me lule të çelura, mundësisht degët majësore, por gjithmonë duhet patur kujdes që mos ta dëmtojmë bimën, të mos mblidhen të gjitha degët prej një rrënje. Degët e shqopës i terim ë vende me hije ku ka rrymym të ajrit në shtresa të holla. Çaji i shqopës ka shije të idhët, por ka vlera shumë të mëdhaja mjekuese.
MJEKON:
Sëmundje të veshkëve, artritisin, mëshikzën e tëmthit, gihtin, pagjumësinë, qetëson sistemin nervor, tensionin e ulët të gjakut, sëmundjet e prostatës dhe zmadhimin e sajë, mundëson largimin e gurëve perej veshkëve, paston gjakun, regullon djersitjen, mjekon infekcionet e rrugëve urinare, shëron mushkërit e bardha, largon gëlbazat, pastron zorrët, shëron dhimbjet e nyjeve të eshtrave prej reumës, shëron sëmundjet e lëkurës posaçërisht ekcemet, poashtu infekcionet e lëkurës pëmes shpërlarjes dhe fashave të lagura me lëng të shqopës, rregullon punën e zemrës, rregullon metabolizmin e çrregulluar, rregullon nivelin e sheqerit në gjak, etj.
Në mënyre të veçantë do të theksoj se çaji i shqopës rregullon në mënyrë të shkëlqyer arterioskleozën, mos qarkullimin e rregullt të gjakut në pjesët e poshtme te këmbët, rregullon dhimbjen e kokës si dhe ushëtimen e veshëve, ose zuitjen e tyre.
Shqopa mund të përdoret si erëzë për shumë ushqime, është bimë mjaltdhënëse, bletat e kullosin me ëndje, prej saj bajnë mjalt ngjyr të vedhë të errët, i cili ka vlera të mëdhaja për mjekime të sëmundjeve, sidomos fëmijët e duan këtë lloj mjalti, gase ka shije të mië por ua ndalon kollitjen.
BIMA PËRMBAN:
Arbutrin, hidrokinon, pjesët e lulës përmbajnë një numër të madh të fermenteve, bima përmban glikozide, tanine, saponine, minerale të ndryshme, cimol, korvakrol, treslovinë, acidë fumarik, kalium K, kalcium Ca, hekur Fe, fosfor P, natrium Na, etj.
PREGADITJA E ÇAJIT:
Meren dy lugë gjelle çaj të thatë të Shqopës, kuptohet prej luleve dhe gjetheve, i shtohet ¼ e litrit ujë të vluar, mbulohet gota me kapak dhe lihet 15 minuta. Mandej çaji kullohet dhe mundet të pihet. Zakonisht është mirë brenda ditës të pijen 2 deri në 3 gota çaj, por mbas një jave përdorim 10 ditë të bëhet pauzë, mandej rishtas vazhdohet deri ë mjekim të plot.
MËNYRA E DYTË E PREGADITJES SË ÇAJIT:
Në gjysëm litër ujë të vluar shtohet një lugë gjelle shqopë, kuptohet çaj i grimcuar, ena lihet të ziej nja 10 minuta. Mandej lagohet prej zjarrit, lihet të qendojë 3 orë, pastaj kullohet dhe pijet si çaj. Brenda javës para dite pijet nga gjysëm gote çaj, kurse gjysma tjetër pas dite. Në fund të javës, ndërprehet pimja e çajit, bëhet një pauzë prej 10 ditë për të vazhduar me të njejtën mënyrë.
VËREJTJE:
Shtatzanet nuk guxojnë ta marin këtë çaj, poashtu është mirë të bisedohet me farmaceutin e barnatoreve të bimëve