Connect with us

E dhimbshme: Babai zbulon kancerin e rrallë tek fëmija 14 muajsh përmes një fotografie

Shëndetësi

E dhimbshme: Babai zbulon kancerin e rrallë tek fëmija 14 muajsh përmes një fotografie

A mundet një e shkrepur blici të vendosë në dukje një kancer të fshehtë? Një histori e rrallë, është bërë virale këtë javë dhe duket se çdo portal informative e ka përcjellë, pasi një foto e vetme mund të shpëtojë jetë. Të gjithëve na ka ndodhur të na shkëlqejnë sytë në ngjyrë të kuqe kur shkrepet një aparat fotografik me blic, por nëse kjo ngjyrë është e bardhë duhet të bëni një kontroll menjëherë.

Një baba ka zbuluar një formë të kancerit të syrit, vetëm kur vëreu se djali i tij 14 muajsh nuk kishte “sytë tipik të kuq” në një foto të larë, por i kishte me pika të bardha. Pas hulumtimeve online anglezi Jaxson e kuptoi se kishte të bënte me një anomali dhe u konsultua me mjekun duke zbuluar se djali i tij kishte një formë tumori në sy.

Retinoblastoma është një rast i rrallë dhe prek zakonisht fëmijët para moshës 5 vjeçare. Reflektimi ibardhë i zyde në një foto është shenja më e zakonshme e kësaj sëmundjeje.Falë zbulimit të hershëm dhe trajtimit në kohë mjektët mundën të reduktonin masën e tumorit duke i shpëtuar shikimin vogëlushit vetëm 14 muajsh.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top