Connect with us

Një vakt falas për fëmijët e shkollave 9-vjeçare, ja si do të shpërndahet

Lajme

Një vakt falas për fëmijët e shkollave 9-vjeçare, ja si do të shpërndahet

Projekti “Mëngjesi i ëmbël” është risia që Ministria e Arsimit dhe Ministria e Bujqësisë, kanë iniciuar së bashku dhe që pritet të nisë me fillimin e vitit të ri shkollor 2017-2018. Ky projekt konsiston në ofrimin e ushqimit cilësor dhe falas në shkollat 9-vjeçare.

Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj tha për “Shije.al” se kjo iniciativë do të vijë si një bashkëpunim i Insituteve të kulinarive dhe organizatave që merren me ushqimin. Në projekt nuk do të përfshihet fusha e kateringut.
“Kjo nismë më shumë se për t’i ushqyer fëmijët e shkollave 9-vjeçare me një vakt, vjen edhe si një ndërgjegjësim për prindërit se si t’i ushqejnë ato mirë dhe në mënyrë cilësore,”- shtoi më tej Malaj.

Lidhur me faktin nëse do të ketë kosto për prindërit, ajo tha se ata nuk do të shpenzojnë asnjë lek nga xhepi i tyre, sepse ushqimi do të jetë i paketuar dhe do t’ju shëprndahet të gjithë nxënësve. Qëllimi kryesor i kësaj iniciative lidhet me ndërgjegjësimin e prindërve se si t’i ushqejnë fëmijët në mënyrën e duhur, si t’i kombinojnë ushqimet e tyre dhe mbi të gjitha si t’i përzgjedhin.

Projekti do të përfshihet në buxhetin e shtetit dhe kostot, subjektet dhe produktet që do të përzgjidhen, do të bëhen publike menjëherë pasi të përllogariten. “Fillimisht do të nisë në shkollat e Tiranës dhe më pas duke parë rezultatet do të shtrihet edhe në qytete e tjera të Shqipërisë,”- përfundoi zonja Malaj.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top