Connect with us

Dieta me luleshtrydhe, si të humbni 3 kg në 4 ditë

Shëndetësi

Dieta me luleshtrydhe, si të humbni 3 kg në 4 ditë

Nëse po përpiqeni të rrëzoni kilogramët e tepërt të trupit tuaj, atëherë ka një mënyrë shumë të mirë për ta bërë këtë.

Kjo dietë është e bazuar në luleshtrydhe dhe shumë njerëz humbasin 3 kilogram në vetëm 4 ditë nëse e ndjekin atë. Mos u habisni, sepse në këtë dietë përfshihen kombinime shumë të çuditshme.

Nëse jeni në punë, dita më e mirë për ta nisur këtë dietë është e premtja. Dieta rekomandohet të ndiqet për 4 ditë.

Dita 1
Mëngjes:
Copëtoni 250 gram luleshtrydhe, gjysmë molle dhe gjysmë banane dhe vendosini në një blender. Hidhni më pas 50 gram mjaltë. Hidheni në një gotë dhe më pas pijeni.

Paraditja:
Vendosni 100 gram luleshtrydhe dhe 100 ml qumësht pa yndyrë në një blender. Shtoni edhe 1 lugë çaji mjaltë dhe 50 ml ujë mineral dhe pijeni menjëherë.

Dreka:
150 gram luleshtrydhe, 1 copë gjoks pule, 100 gram kastraveca, 300 gram shparguj, 10 gram majdanoz, 20 gram arra, 1 lugë gjelle lëng limoni, 6 lugë gjelle lëng perime dhe 1 lugë gjelle vaj ulliri. Lani dhe pastroni shpargujt dhe ziejini derisa të zbuten. Prejini luleshtrydhet, kastravecat dhe gjoksin e pulës në copa të mëdha. Miksojini të gjitha në një tas dhe sëbashku me shpargujt, lëngun e limonit dhe lëngun e perimeve. Hidhni arrat në fund dhe janë gati për t’u ngrënë.

Pasditja:
Vendosni në blender 100 gram luleshtrydhe, 100 gram kos dhe 1 lugë gjelle mjaltë. Përziejini dhe pijeni atë menjëherë.

Darka:
Bëni një sallatë duke kombinuar 1 patate të zier, një thelpi hudhër, pak selino të zier, 100 gram kos, 50 gram dajthë dhe pak majdanoz. Shërbejeni me pak limon, kripë dhe piper.

Dita 2
Mëngjesi:
2 copa bukë integrale dhe pak djathë .

Paraditja:
Përgatisni një smoothie me 200 gram luleshtrydhe dhe kombinojeni me fruta të tjera. Shtoni edhe 1 lugë çaji gjalpë dhe 1 lugë çaji mjaltë.

Dreka:
Miksoni 100 gram luleshtrydhe të grira, pak sallatë jeshile, 1 domate, 1 spec, 50 grm djathë me yndyrë të ulët, 50 gram kos, lëng limoni dhe pak kripë. Shoqërojini me një copë të vogël tosti.

Pasditja:
100 ml lëng luleshtrydhe, 100 gram kos dhe 50 gram lëng ananasi. Miksojini sëbashku dhe pijini menjëherë.

Darka:
Bëni pancake me luleshtrydhe. Ato mund t’i përgatisni me pak pure luleshtrydhe, djathë të ri dhe një lugë çaji mjaltë. Piqini dhe shërbejini të ngrohta.

Dita 3
Mëngjesi:
50 gram tërshërë kombinojeni me lëng molle, gjysmë banane dhe pak luleshtrydhe. Konsumojini menjëherë në mënyrë që të mos humbasin vlerat ushqyese.

Paraditja:
Përgatisni një gotë smoothie në një blender me 100 gram kos, 100 gram luleshtrydhe dhe 1 lugë çaji mjaltë.

Dreka:
30 gram lulelakër e zier, pak proshutë e prerë në copa të vogla dhe spërkatini me 1 luë çaji gjalpë.

Pasditja:
Kombinoni 100 ml lëng portokalli dhe luleshtrydhesh si dhe 1 lugë çaji mjaltë.

Darka:
Bëni një pure me një karotë dhe një patate të zier. Shtoni në të pak qumësht, 1 lugë çaji gjalpë dhe përziejini mirë. Vendoseni përzierjen në një tas rezistent dhe shtoni në të një domate të copëtuar, 1 spec të grirë imët, pak djathë parmixhan dhe pak rigon. Piqini për 15 minuta. Shërbejini me 100 gram lulshtrydhe.

Dita 4
Mëngjesi:
2 copa të vogla bukë integrale me 50 gram djathë më yndyrë të ulët dhe pak luleshtrydhe.

Paraditja:
Miksoni lëngun e 1 portokalli, 1 mollë dhe 100 gram luleshtrydhe me 1 lugë çaji mjaltë. Konsumojeni menjëherë.

Dreka:
Piqni pak peshk me një qepë, pak majdanoz dhe disa feta limoni. Vendosni 50 gram luleshtrydhe të prera sëbashku me pak mustardë mbi peshk. Mund të shtoni pak sallatë jeshile me lëng limoni.

Pasditja:
Vendosni 150 gram luleshtrydhe në një blender me 1 lugë çaji mjaltë, lëng limoni dhe 1 litër ujë. Ju mund të shtoni edhe 50 gram kos.

Darka:
Piqni një patate të madhe të kombinuar me një karotë, spec, pak selino dhe lëng limoni. Pasi të piqen, kombinojini edhe me 50 gram luleshtrydhe, 50 gram djathë dhe 1 gotë kos.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top