Connect with us

Maska mrekullibërëse me bazë orizin, ja tre përbërësit që do të zhdukin çdo rrudhë nga fytyra

Shëndetësi

Maska mrekullibërëse me bazë orizin, ja tre përbërësit që do të zhdukin çdo rrudhë nga fytyra

Për shekuj me radhë femrat japoneze kanë përfituar nga vetitë mrekullibërëse të orizit.

Duke qenë se është i pasur me antioksidantë, orizi është një ndër përbërësit kryesor të maskave të fytyrës.

Orizi përmban sasi të mëdha të acidit linoleik dhe skualenës, një antioksidant i fortë, i cili ka aftësinë të stimulojë prodhimin e kolagjenit në lëkurë.

Është një substancë natyrale, e cila ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga plakja e parakohshme dhe parandalon krijimin e rrudhave.

Shumë njerëz nuk e dinë se orizi ka aftësi të rikthejë rininë e lëkurës, veçanërisht të fytyrës, e ta bëjë atë të jetë më e butë dhe më e lëmuar.

Përbërësit:

3 lugë gjelle oriz

1 lugë gjelle qumësht

1 lugë gjelle mjaltë

Zieni orizin.

Hiqni mënjanë ujin dhe lëreni të ftohet, kurse orizin grijeni në formë pureje dhe përziejeni me mjaltin e qumështin.

Më pas, masën që përgatitët, vendoseni në fytyrë, lëreni 10 minuta dhe shpëlajeni fytyrën me ujin e orizit.

Lëkura juaj do t’ju thotë “Faleminderit!”

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top