Lajme
Vrau me automatik burrin që e përdhunoi, ç’ndodhi me Nazime Vishën një vit pasi la burgun?
Një vit më parë Nazime Visha la burgun pas përfundimit të dënimit për krimin që kishte kryer disa vite më parë. Ajo i është kthyer jetës normale, ndërsa vitin e shkuar 23-vjeçarja përfitoi nga amnistia.
Pasi doli nga izolimi, ajo deklaroi se do të vijonte shkollën, por me sa duket gjërat nuk kanë shkuar siç ajo ka menduar.
Tashmë, duket se Nazimja ka lënë pas historinë tragjike të jetës së saj dhe fati i buzëqeshi sërish. Bluetooth mëson se Nazimja është martuar para pak kohësh dhe jeton në Maqedoni me bashkëshortin e saj.
Pas daljes nga burgu ajo nuk u rikthye në familjen e saj, por të gjyshërit në fshatin Kërrabë në Tiranë, vend ku ndodhi edhe ngjarja tragjike e vrasjes së njeriut që ajo tha se e kishte abuzuar seksualisht, që kur ishte e mitur Fiqiri Muçës.
Kanë qenë fqinjët e të resë ata që kanë konfirmuar martesën e saj në Maqedoni. Burimet thonë se ajo nuk ka bërë dasmë, por ka preferuar të largohet menjëherë nga Shqipëria.