Connect with us

SHKENCËTARËT SHPJEGOJNË: Kur ta merrni mjaftueshëm këtë vitaminë, të gjitha sëmundjet do të zhduken për tre muaj!

Shëndetësi

SHKENCËTARËT SHPJEGOJNË: Kur ta merrni mjaftueshëm këtë vitaminë, të gjitha sëmundjet do të zhduken për tre muaj!

Vetëm hani artikuj të cilët janë plot me të dhe nuk ka arsye të brengoseni për sulm në zemër apo sulm në tru, alergji apo eshtra të dobëta dhe osteoporozë.

Sipas të dhënave jozyrtare, përafërsisht 75 për qind e personave të rritur dhe 70 për qind e fëmijëve kanë mungesë të vitaminës D!

Arsyeja për këtë të dhënë të tmerrshme është që një numër i vogël i njerëzve e di sa është doza e rekomanduar dhe çfarë pasojash mund të shkaktojë mungesa e kësaj vitamine, transmeton Telegrafi.

“Çfarë është saktësisht vitamina D?

Fjala është për substancën e cila depozitohet në mëlçi dhe në inde yndyrore, dhe pikërisht është forma e vitaminës e shkrishme në yndyra.

Për këtë shkak, nëse keni tepricë të yndyrës, trupi mund të pushojë të përdorë vitaminën D nga ushqimi të cilin e konsumoni.

Vitamina D mund drejtpërdrejt që të thithet nga rrezet e diellit dhe nga artikuj të caktuar ushqimorë.

Njëra nga cilësitë e rëndësishme të vitaminës D është absorbimi i kalciumit në eshtra dhe forcimi i gjithë skeletit.

Mungesa e kësaj vitamine të rëndësishme mund të shkaktojë rakitin, çrregullimin e eshtrave…

Te fëmijët hasim rakitin, e te të rritur vjen te osteoporoza. Te osteoporoza, vitamina D jepet në kombinim me kalciumi. Mu për këtë arsye edhe thuhet se shëndeti i eshtrave varet nga kjo vitaminë. Plogështi, djersitje e tepërt, mund të jenë simptoma të mungesës së kësaj vitamine.

Dobësi muskulore
Ka shumë mundësi të ndjeni dobësi muskulore nëse nuk keni mjaftueshëm vitaminë D në gjakun tuaj. Për një lloj muskujsh, është e domosdoshme që receptorët e tyre të mbështeten nga vitamina D që ato të funksionojnë si duhet.

Sëmundjet e zemrës
Disa studime të kryera e lidhin nivelin e ulët të vitaminës D me një rritje të rrezikut të sëmundjeve të zemrës, duke përfshirë sulmin në zemër, sëmundjet e arterieve periferike, dështimin kongjestiv të zemrës dhe arteriosklerozën, dhe shumë studime kanë treguar gjithashtu se manja e shtesave të vitaminës D mund ta luajë një rol në reduktimin e rrezikut.

Grip
Mungesa e vitaminës D ndikon që fëmijët të sëmurën më shpesh nga viroza që prekin rrugët e frymëmarrjes.

Sëmundje periodontale
Kjo sëmundje që shkakton gjakosjen dhe ënjtjen e mishrave të dhëmbëve mund të evitohet por edhe luftohet me rritjen e nivelit të vitaminës D pasi kjo e fundit prodhon përbërës me veti antimikrobiale të cilët ulin numrin e baktereve në gojë.

Sëmundje kronike të veshkave
Pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje kanë nevojë të marrin shtesa të vitaminës D3 për të rregulluar metabolizmin e kalciumit, për të ulur rrezikun e sëmundjeve të kockave dhe për të rregulluar nivelet e hormonit paratiroid.

Diabet
Disa studime e kanë mbështetur një lidhje midis niveleve adekuate të vitaminës D dhe tolerancës dhe menaxhimit më të mirë të glukozës në gjak.

Astma
Vitamina D mund të uli seriozitetin e krizave të astmës. Ky konkluzion u nxor pas një studimi në Japoni ku fëmijë shkollash që merrnin shtesa të vitaminës D prej 1200 IU/ditë, kishin kriza më të lehta të astmës në krahasim me fëmijët që nuk merrnin.

Skizofreni dhe depresion
Është e nevojshme që gjatë shtatzënisë dhe periudhës së fëmijërisë të mbahen nivele optimale të saj për të “kënaqur” receptorët e vitaminës D në tru, e rëndësishme kjo për zhvillimin dhe funksionimin mendor në jetën adulte.

Kanceri (prostatës, qafës së mitrës, ovarian dhe pankreatik)
Trupi prodhon rreth 10.000 qeliza kancerogjene çdo ditë. Mungesa e vitaminës D lejon që këto qeliza të riprodhohet dhe të pushtojnë indet e reja. Kur nivelet e vitaminës D janë optimale, trupi pengon përparimin dhe zhvillimin e këtyre qelizave.

Psoriaza
Analogë të sintetizuar të vitaminës D janë gjetur të dobishëm në trajtimin e psoriazës.

Parandalimi është veprim!

Këto situata shëndetësore të lidhura me vitaminën D nuk duhet t’ju frikësojnë. Duhet thjesht të veproni.
Konsumoni më shpesh ushqime të pasura në vitaminë D si: Ja disa ushqime me vitaminë D të cilat nuk duhet të mungojnë në tavolinë.

Laktinat dhe veza
Një burim shumë i mirë i kësaj vitamine vjen nga qumështi dhe nga derivatet e tij, mjaftojnë dy porcione në ditë si kos apo qumësht, djathë, gjizë për ta marrë sasinë e duhur. Një ushqim tjetër i vlefshëm është veza, dy në javë të gatuara në çfarëdo mënyrë.

Peshku
Peshqit që kanë një përmbajtje të lartë të vitaminës D janë toni, sardelet, salmoni, merluci, karkalecat etj. Mënyra më e mirë për t’i gatuar është me avull sepse kështu nuk shtohen yndyrat dhe mbajnë të gjitha vlerat ushqimore.

Vegjetalet
Soja dhe derivatet e saj janë shumë të këshillueshme në shumë dieta të cilat kanë nevojë për ushqime me një sasi të mirë të vitaminës D. Ndër vegjetalet më të pasur me këtë substancë janë kërpudhat sepse thithin shumë diell. Në tavolinë nuk duhet të mungojnë edhe drithërat dhe vaji i mëlçisë së merlucit që përveç se shumë të mira për kockat garantojnë dhe mirëqenien e trurit. /Telegrafi/

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top