Lajme
52-vjeçari grek përdhunonte studentet dhe i nxirrte online, nuk dihet fati i shqiptares 20-vjeçare
Një 52 vjeçar grek merrte studente në shtëpinë e tij që të kujdeseshin për të dhe hiqej si i verbër, me qëllim që të përfitonte prej tyre.
Ai është arrestuar pasi ka mbajtur me dhunë dhe më pas ka përdhunuar një studente 24-vjeçare nga qyteti i Patras, e cila po ndiqte studimet në Athinë.
52-vjeçari merrte një pension për shkak se gënjente se kishte humbur 95% të shikimit të tij dhe kishte nevojë dhe për ndihmë, kështuqë punësonte studente, të cilat ai i përdhunonte dhe më pas i nxirrte online.
Ngjarja ka ndodhur të martën e shkuar, kur familjarët kanë gjetur 24-vjeçaren si mos më keq dhe menjëherë 52-vjeçari është arrestuar.
Mirëpo, ditën e sotme ai ka tronditur me deklaratën e tij, pasi ka dëshmuar se të njëjtën gjë kishte bërë dhe me një 20-vjeçare nga Shqipëria.
Në redaksinë e JOQ.al kanë shkruar qytetarë nga Greqia që janë të “alarmuar” për fatin e 20-vjeçares për shkak se nuk dihet kush është dhe nëse është gjallë, pasi ashtu siç mediat greke raportojnë, 52-vjeçari ka refuzuar të japë informacione.