Connect with us

Detaje të frikshme/Si u gjet gruaja e mbytur në gjak, Beqiri piu raki mbi kufomën e saj

Lajme

Detaje të frikshme/Si u gjet gruaja e mbytur në gjak, Beqiri piu raki mbi kufomën e saj

Detaje të reja dhe të frikshme kanë dalë në dritë për vrasjen e bërë mëngjesin e sotshëm në qytetin e Shkodrës, ku burri vrau gruan e tij disa vite më të re. Beqir Xhilaj rrëmbeu armën dhe vrau bashkëshorten e tij 45-vjeçare, Lumturie Xhilaj.

Kanë qenë fqinjët  ata që kanë dëgjuar të shtëna me armë dhe kanë lajmëruar blutë. Kur hynë në banesë policët viktimën, Lumturien, e kishin gjetur të ulur në kolltuk, të mbuluar me gjak. Ndërkohë që i moshuari qëndronte përballë saj, ndërsa krejt i qetë binte raki.

Rreth 17 vite më parë Beqir Xhilaj ishte akuzuar për vrasjen e gruas së tij të parë, por për mungesë provash ai ishte lënë i lirë. Ekspertiza mjekoligjore kishte arritur në përfundimin se gruaja e tij ishte vetëvrarë, ndërsa dëshmitë e familjarëve dhe banorëve të zonës pohonin krejt të kundërtën.

I njëjti skenar dyshohet se u përdor edhe këtë herë nga 74-vjeçari me gruan e tij të re, për të cilën njoftoi policinë e Shkodrës se ajo kishte vrarë veten. Por pas marrjes në pyetje, ai kishte pranuar krimin.

Burime zyrtare bënë me dije se ndaj 45-vjeçares ishin qëlluar me çifte teke me 4 plumba, një prej të cilëve e kapi në qafë dhe të tjerët në trup. Banorët e fshatit Guci e Re në dëshminë e tyre pohuan se Lumturia ishte gruaja e katërt e Beqirit, i cili tashmë do të përballet me akuzën ‘Vrasje’.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top