Lajme
Koreja e Veriut kërcënon: Ja çka do t’i bëjmë Shtëpisë së Bardhë (Foto)
Mediat shtetërore të Koresë së Veriut, botuan një deklaratë prej 2,000 fjalësh ku dënonin ashpër veprimtarinë e ushtrisë amerikane në gadishullin Korean dhe përpjekjet e CIA-s për të vrarë Kim Jong-un.
Komentatori ushtarak i Koresë së Veriut deklaroi se Shtëpia e Bardhë do të “bëhej shkrumb e hi” dhe akuzoi se SHBA-ja po planifikonte të shkatërronte Phenianin(kryeqytetin e Koresë së Veriut).
330,000 ushtarë amerikanë morën pjesë në stërvitjet ushtarake të projektuara për të provuar një “luftë të madhe” me vendin tonë”, pretendoi artikulli, shkruan syri.net. Paralajmërimi i shtetit diktatorial përfundoi me kërcënimet se Koreja e Veriut “do të hakmerret” dhe premtonte se “historia e krimeve të imperialistëve amerikanë do të përfundojë”.
Pak dite me pare, diktatori i Koresë së Veriut ka vizituar një nga bazat me të fuqishme ushtarake në kufi me Korenë e Jugut, gjatë të cilës urdhëroi ushtrinë e tij të jetë “gati për luftë”.
Kim Jong-un inspektoi njësitë ushtarakë në ishujt Jangjae dhe Mu, që ndodhet shumë pranë ishullit koreanojugor , Yeongpyeong.
Media shtetërore “KCNA” tha se Kim shikoi edhe ishullin e Yeongpyeong, të cilIn Koreja e Veriut e bombardoi në vitin 2010.