Shëndetësi
5 ushqime të shëndetshme që duhet të konsumohen gjatë vjeshtës
Gjithçka që mbillet në pranverë dhe verë, korret në vjeshtë. Kjo është edhe një ndër arsyet përse vjeshta është sezoni i preferuar i shumicës së njerëzve. Meqë jemi në këtë sezon, po ju rekomandojmë 5 ushqime të shëndetshme që nuk duhet të mungojnë në tryezat tuaj gjatë kësaj kohe:
Patëllxhan
Patëllxhanët janë ushqim për trurin, falë një përbërësi të quajtur nasunin, i cili mbron qelizat e trurit nga oksidimi. Përbërës të tjerë të gjendur tek patëllxhanët mbrojnë gjithashtu nga kanceri, sëmundjet virale dhe ulin nivelet e kolesterolit. Nëse skuqen ose zihen me vaj (patëllxhanët janë si sfungjer) ose mbushen me djathë, patëllxhanët mund të shkaktojnë më shumë dëme sesa të mira. Por, nëse hahen në një mënyrë të shëndetshme, ata mund të sjellin një sërë përfitimesh në tru.
Ja si t’i gatuani: I pritni patëllxhanët në feta të holla. I spërkasni me kripë dhe i lini për 10 minuta. Kulloni ujin. I vendosni patëllxhanët në një enë të sheshtë dhe i spërkasni me pak vaj ulliri. Lërini të skuqen për 15 minuta, duke i kthyer në të dyja anët. Më pas u hidhni erëza, piper të kuq, kungull të njomë të papërpunuar ose të gatuar në skarë. Në fund mbështillni çdo fetë të patëllxhanit dhe u vendosni nga një kunj dhëmbësh.
Kungull
Ushqimi i preferuar i stinës së vjeshtës. Kungulli ka përdorim të gjerë në kuzhinën tonë. Ai ka shumë vlera për trupin dhe përveç të tjerave, është edhe i shijshëm. Ai është burim i rëndësishëm i vitaminës A dhe beta-karotenit (i cili i jep ngjyrën portokalli).
Kungulli përmban gjithashtu fibrat të cilat na sigurojnë funksionimin e duhur të aparatit tonë tretës, dhe
vitamina të kompleksit B, të cilat kryejnë shumë reaksione kimike në metabolizmin tonë.
Kungulli mund të konsumohet i kripur, i ëmbël, pure, byrek, supë etj.
Ja si të përgatitni një byrek me kungull (lexo këtu) ose ëmbëlsirë me kungull dhe kanellë (lexo këtu).
Shegë
Shega cilësohet ndryshe si perla e vjeshtës. Ajo është një ndër ushqimet më të shëndetshme që mund të hani. Vlera superiore ushqyese duket qartë nga përmbajtja e saj e lartë në antioksidues, në veçanti polifenolët, anthokianinat, taninat dhe acidit elalgilik. Madje përmbajtja e polifenoleve në shegë është edhe më e madhe se ajo e verës të kuqe, çajit jeshil dhe boronicës. Përveç antioksiduesve, shega përmban sasi të larta të vitaminës C, karotenoide, selen, kalium dhe fibra.
Ajo është sidomos e mirë për zemrën. Studime të ndryshme kanë treguar se shega mbron sistemin e qarkullimit të gjakut duke pakësuar formimin e yndyrës së dëmshme në arterie. Konsumimi i shpeshtë i saj është lidhur edhe me parandalimin e tumorit të prostatës dhe diabetit.
Këshillohet të konsumohet si:
- Sallata, së bashku me lakra me ngjyrë jeshile(ideale për gratë gjatë shtatzënisë).
- Ëmbëlsirë me fara (me qumësht bajame dhe qumësht të skremuar) – kanellë.
Boronica të kuqe
Boronica e kuqe është cilësuar si antibiotiku më i ri për infeksionet e traktit urinar.
Konsumimi i një gote me lëng boronicash në ditë mund të ndihmojë gratë të mbajnë larg infeksionet e traktit urinar, ka zbuluar një studim i ri nga India (lexo më shumë këtu).
Antocianina, përbërësi përgjegjës për ngjyrën e kuqe, shërben gjithashtu si agjent antioksidues dhe anti-inflamator. Ajo mund të parandalojë një sërë sëmundjesh kronike, duke filluar nga infeksionet e traktit urinar, deri tek parandalimi i sëmundjeve më të rrezikshme, si kanceri i gjirit, zorrës, mushkërisë dhe prostatës (lexo më shumë këtu).
Boronica e kuqe mund të konsumohet e freskët, si lëng, marmalatë ose e thatë.
Pras / Presh
Mund ta dini që hudhra dhe qepa mbajnë larg sëmundjet e zemrës për shkak të polifenolëve, që mbrojnë enët e gjakut nga dëmtimi oskidativ dhe parandalojnë arterosklerozën. Preshi është gjithashtu një ushqim shumë i shëndetshëm. Kjo perime është e pasur me vitaminën K, e cila parandalon formimin e kancerit dhe është e mirë kur bëhet fjalë për rritjen e ndjeshmërisë së trupit ndaj insulinës. Vitamina K është gjithashtu e mirë për forcimin e kockave.