Lajme
Nexhmedin Spahiu nuk e duron Agim Bahtirin, ndaj largohet nga emisioni (Video)
Përplasjet për xhamin e Ibrit kanë vazhduar edhe në emisionin Politikë në Tribuna Channel në mes analistit Nexhmedin Spahiu dhe kryetarit të Komunës së Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri, debat ky që ka detyruar Spahiun të largohet nga emisioni.
Ky largim i analistit, Nexhmedin Spahiu, ka ardhur pasi pretendonte se projekti i ri i ndërtimit të Xhamisë së Ibrit nuk është përmendur në asnjë projekt nga Bashkimi Evropian e që kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, e ka kundërshtuar kategorikisht.
“Gjemani një dokument që përmendet xhamia”, ka thënë Spahiu.
Në anën tjetër ka reaguar Bahtiri duke thënë se “Bashkimi Evropian nuk mbaron xhamia as kisha”.