Shëndetësi
Çfarë ndodh nëse shkulim një flok të bardhë
Dalja e flokëve të bardhë është padyshim një prej momenteve më të sikletshme, sidomos për femrat. Duket e tepruar, por floku i parë i bardhë shihet si simbol i plakjes.
Shumë njerëz mendojnë se flokët e bardhë dalin për shkak të stresit, ose që shtohen më shumë pasi e keni shkulur një të tillë. Gjithçka është e pavërtetë, dhe më poshtë gjeni disa mite që duhen hedhur poshtë.
Nëse shkul një fije të bardhë, shtohen të tjera- Kjo është një bindje e përhapur gjerësisht, por në fakt nuk është gjë tjetër veçse një legjendë, pasi shkulja e një fije të bardhë nuk i shton të tjerët. Por ajo që është e vërtetë, është se mund të dëmtojë rrënjën e flokut dhe mund të ngadalësojë rritjen e flokut të ri.
Stresi shkakton flokët e bardhë- Në fakt stresi mund të shkaktojë rënien e flokëve, por nuk ka ndikim në ndryshimin e ngjyrës së tyre duke çuar në daljen e thinjave.
Lyerja e flokëve përshpejton thinjen- Kjo nuk është e vërtetë, pasi procesi i zbardhjes së flokut është më së shumti biologjik dhe boja vetëm i mbulon thinjat