Shëndetësi
Ajo vendosi pak listerinë në pambuk dhe leu sqetullat. Pas pak minutash nuk mund t’u besonte syve
A keni dëgjuar se njomja e një pambuku me listerine dhe fërkimi i sqetullave me të mund të jetë e dobishme? Ju ndoshta nuk keni dhe ndoshta mendoni se është e pakuptimtë! Edhe kjo vajzë kishte menduar të njëjtën gjë, por ende pa e provuar atë. Pasi ajo e bëri këtë, vetëm 5 minuta më vonë, ajo nuk mund t’u besonte syve të saj.
Ju mund të mendoni se listerine përdoret vetëm për shpëlarjen e gojës, madje edhe shpikësit e saj, ndoshta nuk e kishin pasur ende këtë gjë në mendje.
Listerine është shpikur në vitin 1879 dhe ajo u zhvillua fillimisht si një antiseptik kirurgjikal. Megjithatë, historia tregon se ajo ka qenë përdorur për shumë gjëra të tjera.
Listerine nuk u tregtua për të luftuar aromën e keqe të gojës deri në vitin 1970. Pak njerëz e dinë se ajo ka shumë përbërës të dobishëm, të tillë si eukalipt, alkool dhe trumzë. Kjo është arsyeja pse listerine është duke u përdorur edhe në shumë mënyra të tjera.
Në rast se ju e gjeni veten pa deodorant në një moment shumë të papërshtatshëm, ajo është shumë e dobishme dhe ju vjen në ndihmë. Merrni pak listerine, pasi ajo do të luftojë aromën e djersës nga sqetullat tuaja. Metoda është e thjeshtë, vetëm hidheni në një copë pambuku dhe butësisht fshijeni zonën poshtë sqetullave dhe thuajini lamtumirë erës së pakëndshme.