Shëndetësi
Alarmi i mjekëve: Ndaloni së përdoruri këtë produkt para se të jetë shumë vonë
Naftalina është një përbërës i rrezikshëm, në formën e një substance të bardhë që ka aromë shumë të fortë. Disa prej nesh e njohin naftalinën që përdoret kundra molave dhe për të larguar insektet. Ajo njihet si një pesticid që nga viti 1948. Për më tepër, ashtu si pesticidet e tjera, naftalina nuk është e sigurt për ne, sidomos kur është e ekspozuar në hapësirat ku jetojmë.
Pse naftalina është e rrezikshme?
Naftalina mund të shkatërrojë ose të ndryshojë qelizat e kuqe të gjakut. Kështu, ata nuk do të jenë në gjendje të mbajnë oksigjen, të cilat mund të çojnë në dëmtime të organeve. Helmimi i naftalinës zakonisht ndodh tek fëmijët që aksidentalisht konsumojnë topa naftaline, por kjo nuk do të thotë që të rriturit janë të sigurt.
Në fakt, ka pasur helmime të dokumentuara te të rriturit për shkak të ekspozimit në punë dhe çuditërisht edhe abuzimit me disa raste të raportuara:
Një grua shtatzënë 26 vjeçare thithi aromën e naftalinës gjatë tremujorit të saj të tretë dhe u prek nga anemia.
Një grua tjetër, 19 vjeç, hëngri topa mol (naftaline) gjatë shtatzënisë së saj dhe u bë anemike gjithashtu.
Një djalë 15-vjeçar nuahati aromën e naftalinës dhe kishte dhimbje stomaku dhe vjellje. Ai gjithashtu u diagnostikua me anemi.
Një nga shenjat e menjëhershme të helmimit me naftalinë është dhimbja e stomakut, por zakonisht kjo shfaqet dy ditë më pas, së bashku me diarrenë dhe vjelljen. Disa njerëz kanë ethe dhe simptomat bëhen më keq me kalimin e kohës, të cilat mund të përfshijnë:
Dhimbje koke
Presion të ulët të gjakut
Verdhëz
Probleme me frymëmarrjen
Probleme urinare
Për fat të keq, disa njerëz përfundojnë në koma pasi helmohen me naftalinë. Për më tepër, njerëzit që kanë mungesë glukoza-6-fosfat dehidrogjenazëm, përjetojnë efekte më të këqija. Është e rëndësishme të sillni menjëherë personin në spital në rast helmimi me naftalinë. Në dhomën e urgjencës , ai ose ajo mund t’i nënshtrohen disa testeve, siç janë testet e gjakut dhe urinës.
Për më tepër, ekzistojnë ilaçe të tjera që mund të përdoren për molat dhe insektet, të tilla si përdorimi i qymyrit aktiv për të ndaluar helmimin nga absorbimi në sistemin e tretjes.