Shëndetësi
Ankthi i natës i mafisë farmaceutike: bikarbonati i sodës
Kanceri është thartirë, veçanërisht thartirë qumështore, e cila është produkt mbeturinash të kërpudhave dhe lëvizin dhe jetojnë në ambient me sasi shumë të vogël oksigjeni. Po qe se te qelizat kancerogjene dërgohen sa më shumë molekula oksigjeni, ato vdesin. Bikarbonati i sodës, është armik i çdo industrie farmaceutike.
Ekzistojnë dëshmi bindëse dhe shumë teori mbështetëse të cilat çojnë në konkludimin që bikarbonati i natriumit do të duhej të jetë medikamenti primar dhe universal me spektër të gjerë kundër sëmundjeve të ndryshme, duke i përfshirë edhe kancerin dhe diabetin.
Tashmë me decenie është në përdorim të gjerë, madje edhe nga onkologët. Bikarbonati i sodës aplikohet si rutinë në mënyrë që të pengohet që toksiciteti i hemoterapisë dhe i rrezatimit të shkatërrojë veshkat e pacientëve.
Shumë pak prej nesh i dinë të gjitha sekretet e përdorimit të bikarbonatit të natriumit. E quajtur ndryshe si soda e bukës, në kulturën popullore ajo mund të gjejë përdorim thuajse kudo: nga kujdesi për higjienën personale, te mjekimet apo detergjent për pastrimin e shtëpisë, transmeton Telegrafi.
MËNYRA E PËRDORIMIT TË BIKARBONATIT TË SODËS
Për shërim patjetër të përdoret soda farmaceutike, kurrsesi ajo për përdorim shtëpiak, d.m.th. atë që mund ta blini nëpër dyqane. Rekomandohet uji i destiluar.
Edhe më efikase është nëse çdo ditë pihet e përzier me uthull molle apo me lëngun shtrydhur të limonit
të freskët.
Përgatitet në këtë mënyrë:
Dy lugë uthull molle apo dy lugë lëngë të freskët të shtrydhur limoni përzihen me gjysmë luge sodë. Prisni të shkumëzohet dhe pasi që shkuma të zhduket hidhni ujë dhe e pini.
Po qe se limoni është i spërkatur me pesticide, vërini në një enë 2 dl ujë të valuar, një grusht krip dhe 5-6 lugë uthull. Kur të ftohet uji në të të lihet të qëndrojë limoni 24 orë dhe pastaj të lahet mirë.
Banja – /rrezatimi, hemoterapia/ Në vaskë me ujë të ngrohtë të hidhen 2,5 kg sodë dhe 1,5 kg kripë. Nxjerr uraniumin dhe metalet e tjera të rënda.
Lodhja, tendosja e muskujve, heqja e epiteleve të vdekura / Në vaskë me ujë të ngrohtë të hidhet një filxhan sodë. Do t’i heqë pjesët e vdekura të epiteleve dhe do ta bëjë lëkurën të ndritshme dhe të re.
Lythat/ Lythin e njomur e të lagur fërkojeni i lehtë me sodë. Fërkojeni sa më shpesh.
Tretja/ Një nga përdorimet tipike të bikarbonatit të natriumit është ai i favorizimit të tretjes së ushqimit. Në këto raste është më mirë që të mos tretet në ujë. Mirë është të hidhet në një lëng portokalli apo limoni. Megjithatë, i mirë është edhe përdorimi në një gotë me ujë ku mund të shtohen disa pika lëng limoni.
Dhëmbët/ Dhëmbët do të jenë të bardhë dhe të mbrojtur, njësoj sikur të jenë larë me pastën tuaj të përditshme. Bikarbonati largon aciditetin e ushqimeve nga goja dhe formon një shtresë mbrojtëse në zmaltin e dhëmbëve. Por sipas mjekëve, kjo lloj mënyre nuk duhet aplikuar më shumë se dy ose tri herë në javë, sepse rrezikon të prishë zmaltin e dhëmbëve.
Era e keqe/ Hidhni një lugë sode në një gotë uji dhe bëni shpëlarje të gojës. Edhe pse ke ngrenë më parë ushqime me erë të rëndë, goja do të jetë sërish e freskët dhe pa aromë të keqe.
Këmbët/ Mbrëmjeve kur këmbët janë të ënjtura dhe të lodhura “masazhet” me përdorimin e bikarbonatit të natriumit janë shumë të këshillueshme. Mjafton të shtoni në ujë 2 lugë sodë për çdo litër ujë dhe t’i mbani këmbët në të për dhjetë minuta. Nëse keni probleme me kallot përgatisni një përzierje me sodë dhe ujë dhe vendoseni mbi kallo. Në këtë mënyrë shërben si një “skrub” për eliminimin e qelizave të vdekura, duke u dhuruar këmbëve butësi.
Myku/ Kush vuan nga myku e di mirë, që kruajtja në disa raste bëhet thuajse e padurueshme. Shumë gjinekologë këshillojnë të lahen pjesët intime me ujë dhe sodë për të larguar djegien.
Ndërkaq, bikarbonati synon të ristabilizojë pH-në e mukozës vaginale. Është e mjaftueshme një lugë sodë në një litër ujë të ftohtë.
Kundër infeksioneve urinare/ Ilaçi i përbërë nga një e katërta e lugës së sodës të përzier me afërsisht dy litra ujë (për çdo ditë, disa ditë) do të ndihmojë shumë personat që kanë probleme me traktin urinar. Në të vërtetë, soda e bikarbonatit është armë në fshikëz, gjë që bakteret i pengon të shumëzohen.
Nuk është e këshillueshme të përdorni sode buke kur e keni stomakun plot, ose nëse nuk jeni tolerant ndaj natriumit. Sigurohuni që pluhuri të jetë tretur plotësisht përpara se të pini. Konsultohuni me mjekun tuaj nëse jeni duke marrë medikamente të tjera pasi soda e bukës mund të bashkëveprojë me këto medikamente.
Bikarbonati i sodës disa veti shumë të mira medicinale, megjithatë duhet të jeni shumë të kujdesshëm me përdorimin e saj. Ajo mund të shkaktojë efekte anësore shumë serioze nëse nuk përdoret në mënyrë korrekte./Telegrafi/