Connect with us

Antibiotikët duhet të pihen pas pritjes dyditore dhe atë maksimum pesë ditë

Shëndetësi

Antibiotikët duhet të pihen pas pritjes dyditore dhe atë maksimum pesë ditë

Antibiotikët duhet të pihen vetëm pas dy ditësh të pritjes dhe të përdoren për një maksimum prej pesë ditësh – sipas studiuesve britanikë.

Shkencëtarët në Universitetin e Southampton kanë thënë se mjekët duhet t’i paralajmërojnë pacientët të presin dy ditë para se të fillojnë të pijnë antibiotikë të përshkruar.

Studimi u krye në mijëra pacientë që kishin probleme me fytin.

Metoda e shtyrjes mund ta reduktojë sasinë e antibiotikëve të cilët përshkruhen në mënyrë të panevojshme për sëmundjet e fytit dhe kështu e zvogëlon kërcënimin në rritje të baktereve rezistente ndaj antibiotikëve, transmeton Koha.net.

Një studim krahasues sugjeron se një kohë më e shkurtër për marrjen e medikamenteve të fytit mund të jetë po aq e efektshme dhe të ndihmojë në uljen e konsumit të tepërt të ilaçeve.

Numri i madh i antibiotikëve të përshkruar i bën bakteret imune, dhe kështu shfaqen të ashtuquajturat superbaktere, të cilat janë vdekjeprurëse.

Shumë infeksione të fytit pastrohen vetvetiu pa marrë ilaçe – theksohet nëpër portalet shkencore.

Përveç kësaj, pacientët, nëse kanë recetë, ndihen të sigurt, sepse në çdo moment mund ta marrin ilaçin pa shkuar përsëri tek mjeku.

Studimi i madh nga Oxfordi dhe Shkolla Mjekësore në Sussex shpjegon se antibiotikët duhet të pihen vetëm pesë dhe jo dhjetë ditë.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top