Shëndetësi
“Banania e mëngjesit”: Lehtë dhe shpejt deri te pesha e dëshiruar
Dietën e ka menduar Hitoshi Vatanabe, i cili është marrë me mjekësinë preventive, ndërsa bashkëshortja e tij është farmaceute. Baza kryesore e të gjithë atyre që e kanë provuar këtë dietë është se kafjalli, që përmban një banane dhe ujë të thjeshtë me temperaturë të dhomës, mund të ndikojë në shkrirjen e kilogramëve, pa marrë parasysh se çfarë hani në pjesën tjetër të ditës.
Siç e shihni, dieta është e lehtë dhe e thjeshtë dhe shumë japonezë e kanë vërtetuar efektin e saj. Sipas tyre, te një numër i madh kishte ardhur te humbja e madhe në peshë gjatë eksperimentimit me këtë dietë. Përgjigjja pse kjo dietë “punon” ndoshta fshihet në faktin se banania përmirëson tretjen dhe përshpejton metabolizmin. Mundësi tjetër është lloji i nishestesë që posedojnë bananet, tretet gjatë, dhuron ndjenjën e ngopjes dhe bllokon absorbimin e karbohidrateve. Askush nuk e di se pse uji duhet të jetë në temperaturë të dhomës, por eksitojnë shumë teori se uji përmirëson tretjen dhe pakëson ndjenjën e urisë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Rregulli i fundit për këtë dietë është se në gjumë shkohet para mesnatës. Për këtë të fundit nuk ka nevojë shumë shpjegime, pasi që edhe shkencëtarët e kanë vërtetuar lidhjen midis gjumit të mirë dhe mbipeshës. Natyrisht, për ta respektuar këtë dietë, duhet të hani aq sa keni nevojë, e jo ta teproni. Ushqimet e ndaluara janë prodhimet e qumështit dhe alkooli.
Shembulli i menysë:
Kafjalli:
Një apo më shumë banane (sasia derisa ta ndjeni ngopjen)
Një gotë ujë të vakët (me temperaturë të dhomës)
Dreka:
Shujtën sipas zgjedhjes suaj
Zamra e pasdites: lejohet një ushqim i grimcuar i ëmbël, aty kah ora 15:00, në rast se ndjeni urinë.
Darka:
Shujtën e hani sipas zgjedhjes suaj, por se duhet ta konsumoni para orës 20:00 në mbrëmje.
Pa desert.