Lajme
Befason moti nesër, ulje temperaturash me disa gradë dhe…
Ditën e martë, sipas meteorologëve, territori do të dominohet nga moti i kthjellët në pjesën më të madhe të tij përjashtuar ekstremin verior ku shfaqen vranësira kalimtare.
Pasditja mbetet e kthjellët deri në mbrëmje kur vranësirat shfaqen fillimisht në veriperëndim dhe gradualisht në pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes ndërsa vlerat termike të mesditës do të mbeten të pandryshuara.