Shëndetësi
Çfarë ndodh me trupin po të konsumoni ujë të kripur?
Më poshtë keni reaksionet në trupin tuaj, nëse konsumoni ujë të kripur.
Hidratimi i duhur
Është e njohur se është e mundur që të pihet tepër ujë, dhe në atë rast vjen deri te mungesa e natriumit e cila sjellë deri te hiponatremia (ulja e koncentrimit të natriumit në gjak). Kripa njëkohësisht e ndihmon trupin që të absorbojë ujin dhe të mbajë bilancin e natriumit në organizëm.
Detoksikifikimi
Uji i kripur përmban minerale të cilat ndihmojnë në detoksifikim natyral të trupit dhe qitjen e toksikeve të dëmshme, dhe gjithashtu ka karakteristika antibakteriale, prandaj i largon bakteret nga organizmi.
Tretja
Kripa aktivizon gjëndrat në gojë të cilat më pas lirojnë proteinën e cila ndihmon në shpërbërjen e ushqimit dhe kështu mjaft e lehtësojnë procesin e tretjes. Me këtë lëng ndjenja e fryrjes do të jetë vetëm kujtesë.
Gjumi
Për ata që vuajnë nga pagjumësia, uji i njelmët mund të jetë zgjidhja për këto probleme të pakëndshme. Mineralët natyral në krip e qetësojnë trupin dhe sistemin nervor dhe e zvogëlojnë nivelin e kortizolit në trup, të ashtuquajturit hormon i stresit i cili shpesh nuk na lë të flemë.
Lëkura
Të gjithë ne dëshirojmë që ta kemi lëkurën e shëndosh dhe të bukur, ndërsa për këtë na ndihmojnë mineralet të cilat i gjejmë në krip. Ato i reduktojnë puçrrat, dhe e mbajnë lëkurën të butë dhe të pastër. Shumë njerëz me të parën mund të vërtetojnë se uji i detit ndikon shumë mirë në lëkurë, ndërsa një gotë e ujit të njelmët mund të ndihmojë nga brenda në regjenerimin e lëkurës.