Shëndetësi
Çfarë i ndodh trupit, nëse hani tri vezë në ditë për një javë?
Vezët janë ushqimi më i lehtë, më i lirë dhe më i mbushur me proteina që mund ta hani.
Përveç se plotësojnë nevojën e përditshme të proteinave, vezët forcojnë gjithashtu edhe shëndetin tuaj.
Ato janë të mbushura me aminoacide, antioksidantë dhe hekur. Përveç të bardhës së saj, edhe e kuqja e vezës është e mbushur me ushqyes të nevojshëm.
Kështu, nëse hani tri vezë çdo ditë për një javë, trupi juaj do të plotësohet me:
Proteinat e kualitetit më të mirë, hekur, do të normalizojë kolesterolin e gjakut, truri do të ketë shëndet më të mirë, do të keni eshtra dhe dhëmbë më të fuqishëm, një performancë më të mirë ditore për shkak të proteinave të kualitetit të lartë, mbrojtje ndaj syve dhe parandalim të katarakteve, lëkurë dhe flokë më të mira.