Connect with us

“Çmendet” korçari në prag të festave, rreh gruan, djalin dhe prindërit e moshuar

Lajme

“Çmendet” korçari në prag të festave, rreh gruan, djalin dhe prindërit e moshuar

Një 44-vjeçar nga qyteti i Korçës ka dhunuar gjithë familjen një javë më parë duke i kërcënuar ata.

Ngjarja ka ndodhur në datën 18 të këtij muaji, por vetëm ditën e djeshme familja ka gjetur guximin të kërkojë urdhër mbrojtje nga burri, i cili është bërë papritur agresiv. Mësohet se ai ka dhunuar bashkëshorten 36-vjeçare, djalin adoleshent si dhe të dy prindërit e tij të moshuar.

Dhe jo vetëm kaq, por 45-vjeçari ka ushtruar gjithashtu edhe dhunë psikologjike ndaj djalit të tij të mitur.

Fatmirësisht policia ka arritur të plotësojë kërkesë-padinë dhe të kërkojë urdhër mbrojtje.

Burri do të hetohet për dhunë në familje.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top