Connect with us

Dëmtimi i organeve riprodhuese, ja pse çdo femër duhet të dijë për këtë sëmundje

Shëndetësi

Dëmtimi i organeve riprodhuese, ja pse çdo femër duhet të dijë për këtë sëmundje

Sëmundja inflamatore e legenit ose PID është një infeksion i organeve riprodhuese të gruas, të cilat janë të vendosura në pjesën e fundit të barkut dhe legenit. Zakonisht ky komplikacion është seksualisht i transmetueshëm nga klamidia ose gonorrea dhe është potencialisht i rrezikshëm nëse nuk trajtohet.

Sipas qendrës për “Kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve”, 1 në 8 gra që kanë ose kanë pasur sëmundje inflamatore të legenit mund ta kenë shumë të vështirë për të mbetur shtatzënë. Gjendja mund të jetë shumë e rrezikshme për jetën nëse infeksioni kalon në gjak.

Lajmi i mirë është se mundësia për të zvogëluar rrezikun e sëmundjes inflamatore të legenit mund të arrihet lehtë. Përveç kësaj, ky inflamacion mund të trajtohet kur diagnostikohet shumë herët. Lajmi i keq është se nëse ky inflamacion nuk kapet në kohë, dëmet e bëra në sistemin riprodhues të femrës janë më të vështira për t’u trajtuar.

Simptomat e sëmundjeve inflamatore të legenit:

Në shumicën e rasteve edhe pse mund ta keni infeksionin, simptomat mund të mos shfaqen. Në raste të tjera, veçanërisht ato më të rëndat, simptomat më të zakonshme janë:

  • Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut
  • Djegie gjatë urinimit
  • Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, ndonjëherë mund të shoqërohet dhe me gjakderdhje
  • Gjakderdhje e parregullt ose gjakderdhje e pazakontë midis periodave
  • Rritja e lëngjeve vaginale dhe era e keqe
  • Lodhje kronike

Femrat që janë në faza shumë të avancuara të sëmundjes, mund të kenë simptoma edhe më të rënda si të vjella, gjendje të fikti dhe temperaturë të lartë. Ky inflamacion është i shërueshëm nëse zbulohet në fazat e hershme të tij, megjithëse dëmtimi i organeve riprodhuese të femrës mund të mos jetë i kthyeshëm. Nëse vëreni disa nga simptomat e mësipërme, duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top