Shëndetësi
Dieta e shëndetshme me supë lakre për të humbur deri në 5 kg
Pra, keni provuar pafund dieta për të humbur peshë por nuk ia keni arritur qëllimit? Tani, jo më. Ka një dietë shumë të shëndetshme që eleminon kilet e tepërta. Me këtë dietë një javore mund të peshoni 5 kilogramë më pak.
Supë lakre, një dietë interesante e cila ju ndihmon të sillni trupin në formë dhe rekomandohet të ndiqet vetëm për një javë.
Dita 1
Supë lakre dhe sa më shumë fruta që ju pëlqejnë, me përjashtim bananen.
Dita 2
Supë lakre me perime, duke përfshirë edhe një copë patate të zier me pak gjalpë.
Dita 3
Supë lakre me perime, shumë fruta, por përjashtoni pataten dhe bananen.
Dita 4
Supë lakre plus mund të konsumoni deri në 8 banane në ditë dhe sa më shumë qumësht të skremuar.
Dita 5
Supë lakre me mish dhe shtojini kësaj liste edhe gjashtë domate gjatë ditës.
Dita 6
Supë lakre me sa më shumë mish dhe perime(përjashtuar pataten).
Dita 7
Supë lakre me oriz dhe me perimet që ju pëlqejnë si dhe sa më shumë lëng frutash.
Përbërësit e supës me lakër, siç e shihni janë shumë të shëndetshëm, shkruan Shije. Në përgjithësi, dieta me lakër është e mangët me karbohidrate dhe yndyrna, ndaj ka aftësinë të humbasë peshën tuaj në vetëm kaq pak kohë.