Connect with us

Dieta e vjeshtës

Shëndetësi

Dieta e vjeshtës

Supa është ideale për këtë periudhë të vitit. Sidomos ato me perime, bathë dhe drithëra të cilët janë ushqime të çmuara për të ri ekuilibruar kripërat minerale pas verës dhe për ardhjen e dimrit.

Gjatë kësaj periudhe është mirë të konsumoni mish të pjekur apo të gatuar në avull, në këtë mënyrë ndihmoni mëlçinë të pastrohet.Ideale është të konsumohet duke e kombinuar me sallatë me limon pasi në këtë mënyrë ndihmoni tretjen.Peshku është mirë të konsumohet më pak sepse është në një fazë riprodhimi mbas verës. Është e preferueshme të konsumoni peshk të freskët dhe jo rezervuari.

Perimet preferohet të konsumohen të pjekura apo dhe të gjalla, gjithashtu edhe gjethet jeshile si spinaqi, sallata jeshile, lakra etj e të cilat janë të pasura me vitamina A, C E, B5 dhe K. Panxhari këshillohet për këtë periudhe falë vlerave të tij kundër gripit.Shumë të këshilluara për këtë periudhe janë dhe pjatat me bazë kungulli i cili ka shumë të vlera qoftë për bukurinë ashtu dhe për shëndetin. Konsumi i lëngut të kungullit është i këshilluar në rastin e pagjumësisë. Konsumi i kungullit është i këshilluar edhe nga mjekësia popullore në rastin e luhatjeve hormonale gjatë adoleshencës dhe menopauzës.

Për sa i përket rrushit, fruti i stinës është konsideruar dhe frut i shëndetit. Shumë i pasur me vitamina A, B, C dhe kripëra minerale, potas, hekur, fosfor, kalcium, magnez, jod, rrushi është i vlefshëm edhe për të parandaluar shenjat e kohës për të mbajtur një lëkurë të hidratuar. Rrushi gjithashtu është ideal për të luftuar artritin, aneminë dhe varicet, sepse falë sasisë së antioksidantëve përmirëson mikro ciklin. Prezenca e polifenoleve e bëjnë këtë frut edhe me ideal nder elementet e këshilluar për parandalimin e kancerit.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top