Shëndetësi
Dieta indiane – humbni deri në 5 kg për 7 ditë
Në vendet perëndimore gjithnjë e më popullor është ushqimi indian, para së gjithash bazohet në gjellët nga orizi. Kjo dietë bazohet në kuzhinën tradicionale indiane, ku dominojnë gjellët e pasura me karbohidrate, me shumë erëza ekzotike. Në majë të menysë gjendet orizi me këri dhe kanellë.
Këri është erëz shumë popullore në Indi, që e përshpejton metabolizmin më shumë se secili ushqim tjetër. Studimet në Holandë tregojnë se me përfshirjen e kërit në menynë e përditshme mund të humbni dy deri katër kilogramë për dy javë, pa ndryshime të caktuara në ushqim. Nga ana tjetër, aroma dhe shija e kanellës e tkurrin oreksin. Orizi përmban vitaminë E, kalium, fosfor, zink, hekur dhe kalcium e jod. Dieta indiane zgjat shtatë ditë, mund të humbni deri shtatë kilogramë,transmeton gazeta Kosova Sot.
DITA E PARË: Kafjalli: 1 gotë qumësht dhe 1 banane. Dreka: 3 lugë oriz të zier të erëzuar me kripë,1 çaj të zi me 1/3 e lugës perime të ziera më këri. Darka: 1 çaj të zi, 2/3 e gotës perime me këri.
DITA E DYTË: Kafjalli: Grejpfrut, 1 gotë çaj të zi. Dreka: 6 lugë oriz të zier me 1 lugë këri dhe pak kripë. 1 gotë qumësht. Kur të zihet orizi, kripën dhe kërin e shtoni pesë minuta para se të zihet në fund. Darka: 6 oriz të zier me 1 lugë këri dhe pak kripë, 1 çaj të zi. DITA E TRETË: Kafjalli: 2 mandarina, 1 gotë qumësht. Dreka: 5 lugë oriz të zier më këri dhe kripë, 1 çaj të zi me pak kanellë. Darka: 5 lugë oriz të zier me këri dhe kripë, 2 mandarina.
DITA E KATËRT: Kafjalli: 2 tranguj, përgatitur me vaj ulliri dhe majdanoz, 1 çaj të zi. Dreka: 2 patate të ziera me kripë, 1 gotë qumësht. Darka: Sallatë me mollë dhe karotë.
DITA E PESTË: Kafjalli: 1 gotë qumësht, 2 vezë të ziera. Dreka: 100 g bishtaja të ziera ose shparguj (bën të dyja bashkë) ,1 gotë çaj të zi. Darka: 5 lugë oriz të zier me pak kripë, 1 gotë çaj të zi me pak kanellë.
DITA E GJASHTË: Kafjalli: 1 portokall, 10 bademe. Dreka: 6 lugë oriz të zier me 1 lugë këri dhe pak kripë. Darka: Supë krem me oriz.
DITA E SHTATË: Kafjalli: Sallatë nga 1 domate , 2 speca, 3 – 4 gjethe kopër dhe pak vaj bimor. Dreka: 7 lugë oriz të zier me 1 lugë këri, 1 gotë qumësht. Darka: 1 banane dhe 1 grejpfrut.