Shëndetësi
Dikur kishte 300 kg, tash po i çmend meshkujt (Foto)
Kur ishte vetëm 24-vjeçare Amber Rachdi nga Oregon kishte 300 kilogramë dhe për shkak të peshës së madhe të gjithë e quanin “monstrum”.
Gjatë kësaj kohe, Amber jetonte me familjen dhe të dashurin, por për shkak të peshës së saj nuk mund të qëndronte më shumë se gjysmë ore në këmbë.
Ajo u detyrua që të braktisë fakultetin dhe kilogramët e tepërt e penguan edhe të punësohej.
Familjarët i gatuanin sasi të mëdha ushqimi, të cilin e hante katër deri në pesë herë në ditë. Nëna e saj, Petty nuk kishte gjë kundër kësaj.
Vetëm atëherë kur mjekët i rekomanduan se duhet të ndërmarrë diçka sa i përket trupit të saj, në të kundërtën rrezikonte të vdiste ende pa i mbushur të tridhjetat, Amber bëri një ndërhyrje kirurgjike për të zvogëluar stomakun.
Por, për të pasur operacioni sukses, ajo fillimisht ishte e detyruar që të humbiste kilogramët e tepërt dhe pati sukses.